Haxhinasto: Përpjekjet për ndryshimet në KQZ, përpjekje joligjore

redaktor

Përpjekjet për ndryshimet në KQZ janë një përpjekje joligjore që mazhoranca aktuale kërkon ta bëjë me qëllim për të vendosur kontrollin absolut mbi këtë institucion të rëndësishëm kushtetues. Është ky komenti i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, i bërë nga qyteti i Elbasanit.

I pyetur në lidhje me shkarkimet nga detyra të drejtorëve apo funksionarëve të ndryshëm që kanë përfaqësuar LSI-në, Haxhinasto ka theksuar se është normale që në bazë të marrëveshjes politike PD-LSI të shkarkohen nga detyra vetëm ata që mbajnë poste politike por nuk është aspak normale sipas tij madje është e paligjshme që të shkarkohen nënpunës të ndryshëm të punësuar gjatë këtyre viteve, që janë punësuar pa dallim bindjesh politike.

Këto deklarata, nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ka bërë në përfundim të një takimi të realizuar me shoqata që mbrojnë fëmijët jetimë në këtë qark.

Share This Article
5 Comments
  • Haxhinasto po ju jeni ju qe na turperuat diplomacine shqiptare me perfaqesimin tuaj cope cope dhe tani po na del duke na tregua se ceshte ligjore e cfare nuk eshte.. shko e meso nje here per etiken protokollare, edukate e per kulturen se je zero!!!!

  • Me duket qesharake perfshirja e Arvizuse! Besoj se ai me mire se kushdo do ti dije disa gjera te ligjit dhe disa gjera te ligjit por jo te shkruara sic jane ne Amerike disa ligje jo te shkruara jane si zakone (ligje zakonore).. DHe une po te jem te njejten gje do beja dhe pse nuk jam me partine qe na qeverise por levizja e Metes ishte e pa llogjikshme dhe e turpshme per politiken e Vendit tone te dashur qe po e perdhunojne cdo dite me shume!!!!!!!!!!!!!!!

  • luajtet nje loje te gabuar dhe mos prisni drejtesi. anetari juaj i KQZ-se eshte nje prokuror i korruptuar dhe shkarkuar nga detyra e tij si prokuror nga zoti Moisiu, e mira do te ishte qe Muho te jepte doreheqjen dhe te mos prese heqjen e tij deri ne votimin e PD-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *