Haxhinasto: Po rinegociohet për vlerën e ndërtimit të Rrugës së Arbrit

Saimir Lleshi

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto thotë se vlera për ndërtimin e Rrugës së Arbrit po rinegociohet.

Gjatë insertimit të punimeve për Unazën e Re, Haxhinasto tha nuk ka tërheqje të bankës dhe as të kompanisë.

“Nuk ka asnjë tërheqje nga ana e bankës apo e kompanisë. Janë paraqitur disa ndryshime në vlerat e projektit”, tha Haxhinasto.

Ministri tha se projekti ka një shtyrje me 1 vit, për shkak të problematikave, që lidhen me shpronësimet apo cilësinë e projekteve, për të cilat po punohet për të gjetur zgjidhje. Duke vëne theksin se për këtë aspekt duhet një bashkëpunim dhe koordinim më I madh mes ARSH, ALUIZNIT dhe OSSHE. Projekti ka patur një tjetër ndryshim, që erdhi si pasojë e kërkesave të banorëve të zonës së Selitës, për të shtuar një nyje që lehtëson lëvizjen e tyre, mbikalimi nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Duke folur për ndërtimin e unazës, Haxhinasto tha se projekti është shtyrë me një vit. Segmenti i Unazës së Re të Tiranës ka një gjatësi prej 1.5 kilometrash, me një vlerë 1.9 miliardë lekë të reja.

“Kjo kontratë është shtyrë për të përfunduar në Tetor të vitit 2016, pikërisht për shkak të këtyre vonesave, kërkohet domosdoshmërish një koordinim shumë më I mirë, midis institucioneve të përfshira, por duke intensifikuar punën mes ARSH-së së bashku me ALUIZNIN, dhe me OSSHE, me qëllim që gjithë ato pengesa që janë në rrugën e realizimit të këtij segmenti të zgjidhen sa më shpejt”, theksoi ministri.

Haxhinasto tha se do të ndërtohet edhe një mbikalim që nuk ishte planifikuar në planin fillestar.

Share This Article
1 Comment
  • Me ate kasken ne koke me emrin e firmes “Salillari”,nderkohe kur shoqeruesit e tjere i kishin thjesht te bardha,Haxhinasto me solli ne kujtese Berishen ne krahe te Vehbiut, Gerxhalliut etj.KETA NUK E NJOHIN TURPIN,MORALIN,PERSONALITETIN! Fati jone i poshter dhe paburreria si popull, na lejon qe ta meritojme kete legenllek!Pamvaresisht se jam pjese e ketij populli legen,une kam fuqine qe te te perçmoj,Haxhinasto!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *