Haxhinasto pret një delegacion nga Katari

redaktor

Ministri i Transportiti dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, takoi sot një delegacion ekspertësh nga Ministria e Transportit të Shtetit të Katarit, të cilët po zhvillojnë një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Ministri dhe perfaqesuesit e Katarit diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e infrastrukturës dhe transportit.

Ministri Haxhinasto vlerësoi mardhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin rrugorku përmendi autostradën Adriatiko-Joniane, sektorin hekurudhor, atë portual dhe aeroportual.

Delegacioni i Katarit gjate qendrimit ne vendin tone do të verifikojë mundësinë e investimeve në projektet mes dy vendeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *