Zv. kryeministri dhe ministri i METE, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar takime elektorale në komuna të ndryshme të Elbasanit. Gjatë takimit të zhvilluar me të rinjtë në Komunën e Gjergjanit, sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Elbasanit, tha se forca e tij politike ka prioritet të madh punësimin e të rinjve. “Çfarë do të thotë të kesh prioritet madhor punësimin? Do të thotë që të mbarosh shkollën dhe të kesh mundësi punësimi. LSI nuk bën retorik elektorale me këtë çështje por ajo është shumë e qartë dhe konkrete sesi do ta bëj këtë punësim dhe jemi shumë seriozë në të gjitha shifrat që japim si dhe në politikat që ne propozojmë për të arritur këtë punësim në sektorë si energjetika, industria minerare, tregtia, prodhimi por edhe agropërpunimi. Sot biseduam edhe për zonën e Gjinarit dhe Gjergjanit për mundësitë e mëdha që ka kjo zonë për agrobiznes me qëllim që produktet e shkëlqyera që bëhen këtu të përpunohen dhe fermerët të marrin shumë më tepër vlerë nga puna që bëjnë”, tha ai.