Haxhinasto: Standartet në shërbim, prioritet

redaktor

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto mori pjesë sot, në aktivitetin e organizuar nga Shoqata BiznesAlbania dhe Shoqata e Ndërtuesve në Shqipëri me temë kryesore “Prezantimi i teknologjive bashkëkohore në Shqipëri për sektorin e ndërtimit”

Haxhinasto vlerësoi përpjekjen e sektorit privat për të ofruar cilësi dhe standard bashkëkohor në vendin tonë në infrastrukturë dhe shërbime.

“Shqipëria sot ka nevojë për teknologji të e reja dhe inovative. Prezantimi i tyre sjell prosperitet për individin dhe shoqërinë si një e tërë. Standardi që këto teknologji ofrojnë sjell vlerë ekonomike duke rritur qëndrueshmërinë e investimeve” – tha ai.

Reformat që po ndërrmerren për rritjen e standardeve për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve u nënvizuan nga Haxhinasto prioritare dhe të rëndësisë së veçantë, si detyrim ndaj qytetarit, Përafrimi me standardin evropian në këto reforma do të sjellin aplikimin e duhur në  kriteret për realizimin, zbatimin , supervizimin dhe mirëmbajtjen e veprave.

Ai nënvizoi si prioritet të sektorit publik cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarit dhe vuri theksin në vëmendjen e veçantë dhe angazhimin, që po i kushtohet reformës së transportit urban ndërqytetas.

“Në këtë sipërmarrje tonën si pjesë e ekzekutivit ne kemi partnerë solidë. Komuniteti i biznesit është një nga aktorët e rëndësishëm, ndaj unë i kam ftuar shpesh të jenë më aktivë dhe më rigorozë në ofrimin e vërejtjeve dhe propozimeve për përmirësimin e veprave aktuale publike” – tha ai.

Ai e theksoi si domosdoshmëri kërkesën për standard në shërbime, jo vetëm për të rritur efektivitetin e investimeve,  investimin e individidit për prosperitetin e shoqërisë, por edhe për ta vendosur zhvillimin ekonomik në një shtrat të sigurtë, për të arritur kështu objektivin primar të rritjes së  cilësisë së jetës së qytetarit.

“Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se përqasja kritike e tyre për shërbimet që sektori publik dhe privat ofron në infrastrukturë dhe më gjerë, është domosdoshmëri dhe një presion pozitiv ndaj nesh për tu përmirësuar” – vijoi Haxhinasto.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Haxhinasto falenderoi Universitetin Politeknik, për bashkëpunimin e deritanishëm në konsulencën e ofruar mbi projektet aktuale dhe konfirmoi vlerësimin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *