Haxhinasto takon përfaqësuesit e dhomës së tregtisë turke

Saimir Lleshi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim anëtarë të dhomës së Tregtisë Turke e Maqedonase.

Ata shfaqën interes për të investuar në sektorët e transportit hekurudhor, transportin rrugor dhe atë ajror.

Haxhinasto paraqiti format e bashkëpunimit dhe angazhimit në infrastrukturë, duke theksuar se bizneset nga këto dy vende kanë mundësi konkrete të bëjnë biznes në Shqipëri.

Interes të veçantë nga kompanitë, u shfaq për transportin hekurudhor. Ministri Haxhinasto tha se në projektet e ministrisë është rivitalizimi i këtij transporti, me dy linja të rëndësishme si Durrës-Përrenjas dhe Tiranë-Rinas-Durrës.

Një mundësi e mirë për investorët maqedonas, për ministrin Haxhinasto është projekti për parkun logjistik në Përrenjas. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *