Haxhinasto: Taksitë 8+1 të punojnë vetëm brenda qarkut

redaktor

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto vizitoi sot terminalin e autobuzëve në qytetin e Durrësit ku vëzhgoi nga afër masat që po merren për të standartizuar e modernizuar shërbimin e transportit ndërqytetas.  “Është një shërbim shumë i rëndësishëm për qytetarët, por që ka qënë shumë larg standartit që duhet, ku autobusët e një linje kanë pamjen e ngjyre te njëjtë për cdo linje, ka tabela me oraret fikse se kur nisen autobuzët dhe biletarinë,” tha Ministri.

Gjatë kësaj vizite Ministri Haxhinasto shoqërohej edhe nga Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

“Standartet e sigurisë së këtyre autobusëve janë shumë më të lartë se sa mjetet e tjera te transportit, kanë dy dyer, vendet e bagazhit, kondicioner kështu që qytetarët udhëtojnë siç udhëtohet në çdo vend tjetër të Evropës, sipas standartit që duhet,” shtoi Haxhinasto. Ai tërhoqi vëmendjen që Shoqata e Transportit Ndërqytetas të cilët i zotërojnë këta mjete transporti t’i mbajnë premtimet e tyre për rinovimin e vazhdueshëm të parkut të autobuzave.

“Nuk do të këtë autobus më të vjetër se sa viti 2000 deri në fund të këtij viti për linjat që vijnë në Tiranë si dhe do të jenë  Euro5 të cilët nuk ndotin ambjentin dhe nuk dëmtojnë shëndetin e qytetarëve,” tha ai.

Ky është standarti i cili do të realizohet në të gjithë linjat aktuale të transportit ndërqytetas dhe linjat e tjera, dhe ne jemi të hapur që të gjithë kërkesat e shoqërive dhe individëve që duan të sjellin transport ndërqytetas sipas standarteve, të administrohen me seriozitetin që duhet dhe t’u përgjigjemi pozitivisht atyre, tha Ministri, duke shtuar se shumë shpejtë të gjitha qytetet tona do të kenë një stacion të dedikuar për autobuzët ndërqytetas.

Gjithashtu ministri edhe për transportin me taksitë 8+1. Sipas tij taksive 8+1 do tu gjendet një zgjidhje dhe do të shërbejnë vetëm për transportin brenda qarqeve. “ Tregu sigurisht ka kohën e vetë të rregullohet. Ne kemi dhënë një zgjidhje për këtë kategori automjetesh. E përsëris për autoveturat taksi 8+1 u kemi sugjeruar që të punojnë brenda qarqeve të caktuara. Kjo është një zgjidhje e përkohëshme sepse tregu duhet të vijë tek standardi dhe standardi është ky që po shohim sot.”- theksoi Haxhinasto.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *