Haxhinasto: Tarifa duhej të ishte nën mesataren e rajonit

Ornela

Ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha në Kuvend se është në atë kohë u ra dakord që tarifa të ishte nën mesataren e rajonit, dhe bëhet fjalë për 0.035 cent për kilometër, dhe jo sa është vendosur tani.

Unë pa diskutim i përmbahem me përgjegjësi të gjithë veprimeve që kam bërë në kohën kur kam qenë Ministër, edhe për rastin konkret. Por dua të bëj disa sqarime, të cilat i konsideroj shumë të rëndësishme. E para ka të bëjë me tarifën. Dua të shpjegoj që vërtet janë përgatitur dokumentet e konkurrimit në atë kohë, por porosia ka qenë shumë e qartë dhe e dokumentuar, që tarifa për kilometër të ishte nën mesataren e rajonit. Dhe po flasim për një tarifë nën 0.035 cent për kilometër. Aplikuar për distancën që ka kjo rrugë rreth 110 km, i bie 3.85 euro. Shtoji dhe 20% po deshe është 4.62 euro. Unë e kam dhënë përgjigje për këtë, edhe kur jam pyetur në raste të tjera. Çështja e tarifës për të gjithë rrugën ka të bëjë me tarifën për kilometër. Këtë shikojeni edhe njëherë, këtë rivlerësojeni edhe njëherë”, tha Haxhinasto.

Haxhinasto tha se është folur në atë kohë që banorët të përjashtoheshin nga taksat dhe ka qenë dhe termi “abone” për përdoruesit e shpeshtë.

Tani duhet të shtojë dhe diçka tjetër për hir të së vërtetës dhe për hir të transparencës me ata banorë dhe me ata qytetarë të zonës atje. Term ka qenë që banorët të përjashtohen nga taksa, term ka qenë që përdoruesit e shpeshtë të rrugës të kenë abone, që do të thotë që tarifa nuk do të jetë kjo që është vendosur, por që do jetë shumë më e ulët se sa kaq. Duhet të theksoj dhe investimet që duheshin bërë. Rruga e re e Kukësit, kthesa e re e Kukësit drejt Morinës dhe përmirësimi i të gjithë skarpateve. Nëse kjo do të bëhet, unë i qëndroj përsëri atij qëndrimi që kam pasur që Rruga e Kombit e trajtuar me një taksë optimale është mënyra më e mirë se si mund ta kthejmë këtë rrugë kaq të rëndësishme, kaq vitale në gjendje të qëndrueshme”, tha Haxhinasto më tej.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ishja pa qejf dhe nuk dija se cte beja .Marr ne telefon nje mikun tim dhe i kerkoj te pim nje kafe me mendimin se do te me kalonte kjo gjendje .Miku nuk ma miratoj por me tha. Tani nuk mundem se po ndjek punimet e Kuvendit .Ti nuk po i ndjek .Jo i thash .Se kam iden . Po te ket dal ndonje peshk do ta hap Tv . Hape se do te kenaqesh me shum se sa lajmi per ndonje peshk .
    E hapa dhe direkt me doli Beu yne nga Tropoja . Une zakonisht nuk preferoj ta degjoj kur ai flet se ja di mendjen. O do flasi percart ose do luaj rrolin e shejtan budallaj . Thash ta mbyllja Tv por bera dhe pak durim.Ne kete koh hyn djali dhe me qorton . Sa te paska marr malli per Topejanin .Hiqe kermen se nuk durohet . Dua te degjoj se cthon te tjeret . Ika .Ti vazhdo se te ka marr malli . Cti thoshja djalit .Ka te drejt por doja a do tja thyenin hundet ketij Donkishoti ? Doli Gjiknuri dhe u qetsova kur e krahesoj me Zhvejkun . Qesha dhe mendova se do plasi gallata .Ce do nuk e pata kete fat .Kerma iku . U ngrita por u ula perseri se na doli ne podjum Leone Rama .
    Kishja kohe pa e degjuar tavarish Leone. Si brumbull qe her duket e her zhduket eshte nga me bastardet e grupit te LSI qe ka mbetur . Filloj ,si zakonish me kllapa te pa dukshme ,si nje profet qe paralajmeron fatkeqsit duke u drejtuar nga Kryetari i Kuvendit .Foli e foli fillostrofi e ne fund e leshoj bomben . Ska me Drejtesi ,shtet se azgje nuk funksjonon si dikur ne kohen e Sali Beut . Me Saliun ,vazhdon Leonia , i kishim te gjitha ,packa se hanim dhe mu…..Tani me nje K/M drogaxhi na mungojne te gjitha.Dhe me ate zeri ,si te nje burri te rend , Lone, sa nuk po na bente per te qar , u kerkon shqiptarve qe te kthehemi tek tepsia me mu.. e Saliut .
    Nuk me beri pershtypje ky fjalim i Leones por kuptova se dashuria, me kaq eros, e LSI me Pd duhet te ket qene shum e hershme .
    Me erdhen para mendjes ato skenat brilante te Ilir floririt kur hidhej si kec ne Kuvend drejt Saliut per ta qelluar . Mu kujtua madheshtia e guximi i tij per ta arresrtuar e burgosur . Por gjithcka doli sheshit . Kete zakon e kishin si familje . Monika na u cfaq dhe ajo si i shoqi .Hoqi cizmet, larg qoft jo ndonje gje tjeter e goditi Edvin Ramen. .Mua nuk me beri pershtypje se kisha parasysh se si bente Floriri ,e thash : Hajde dashuri parlamentare hajde . Me kete dua te them se pozicjonet e krerve kryesor te LSIis nuk jan akoma te qarta .Mos vall te ket ren Monika ne dashuri me Ramen si dikur Meta me Berishen ?
    U vura ne dilem .Ti ndjek apo mos ti ndjek, ketej e tutje, punimet e Kuvendit ,apo ta heq mendjen, nga keto komedi, qe luhen ne kurrizin e popullit fukara e te perdhosur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *