Haxhiqamilizmi apo thirrjet “dum babën” kane mbetur në historinê e Shqiperise si shprehje e regresit te diktuar nga turma qorre; simbolikë e mbajtjes tek e shkuara per rreckash, edhe kur ajo eshte vetem nje kufome e dekompozuar qe duhet varrosur shpejt. Kjo sjellje tragjike dhe komike bashke, qe na le perhere prapa si shoqeri nuk ndodh per here te pare.
Vazhdon te ndodhe. Sot gjenden shqipo qe brohorasin akoma pas 30 vitesh per doktor Saliun. Shiheni kete video. E njejta sjellje ne vitet kur PPSH duhej te mbyllte historine e saj. Salla brohoret dhe kercet duart per te mbajtur ne jete te shkuaren e vdekur. Por te pakten dikush ne podium gjente kurajon per te thene te verteten, edhe pse turma e kryqezon.
Sot, ne 2021, situata eshte edhe me qesharake: ne sallat e haxhiqamilizmit tone, nuk gjendet më as kurajozi. Tundesit e kokave na thone se e ardhmja eshte e shkuara e pakallur. Te mos habitemi pasketaj pse ky vend i bekuar nga zoti dhe i copetuar nga padija renditet i fundit ne shumecka.
Haxhiqamilizmi eshte nje semundje historike e psikologjike shqiptareve, e shkaktuar nga prapambetja patriarkale dhe trashegimia fisnore e respektit te verber ndaj bajraktarit te fshatit. Une do te prek vetem nje fakt. Shqiptaret ankohen pse kane mbetur te copetuar ne 5 shtete te Ballkanit, por asnjeri nuk do ta kujtoje paralajmerimin qe u beri dijetari demokrat Sami Frasheri per t’u shkeputur nga Sulltani nje ore e me pare se, me shkaterrimin e ngrehines se vjeter te Perandorise Ushtarake Osmane, ngrehina do t’i zere poshte vetes, sic i zuri.