Haxhiqamilasit dhe “Senatorët”

redaktor

“Duam babën!”, bërtasin Haxhiqamilasit kur baba është aty as i gjallë e as i vdekur. Një Ristan pehlivan që shqeu kutitë e votimit në sy të Ambasadorit Amerikan i lutet babës të mbajë një fjalim në protestë, duke iu betuar se jam i yti deri në vdekje. Por baba rri këmbëkryq në karrige, si Haxhiqamili turfullon në Parlament, bile mban dhe konferenca shtypi. Ndërsa ne presim çfarë do na thotë “Princ Vidi”.

Nuk ka senatorë në Parlamentin tonë, se kështu u ndërtua. Po çfarë t’i bësh Gramoz Ruçit si kryetar grupi që e bën Haxhiqamilin senator? Bile i jep leje në emër të përfaqësuesve të popullit, pa e pyetur popullin të flasë sa të dojë dhe çfarë të dojë. Atëherë, ç’faj ka Haxhiqamili? Në moshë të senatorëve janë Ruçi, Berisha e Dokle. I pari dhe i fundit lejojnë të përgojohen njerëzit pa fakte. Senatoret flenë.

Po e mbyll me një ngjarje që Spiro Dine e ktheu në vargje, kush e di le ta komentojë:

“Që kur ti je nisurë

Kjo s’ish bërë që u bë

Katiu katil u bë”!

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *