Eden Hazard ka arsyetuar humbjen e Chelseat ndaj PSG. Sipas tij ekipi ka luajtur dobët nga ka qenë i lodhur nga ndeshjet në Premier Ligë.
Sipas Hazard, kalendari i ngjeshur i Chelseat ka ndikuar që lojtarët të lodhen dhe që të mos jenë në nivel në fund të takimit.
“Ne kemi pasur lojën në dorë në pjesën e parë. Ne menaxhuam ndeshjen pas disavantazhit”.
“Por, pjesa e dytë ishte e komplikuar. Ne ishim pak të lodhur në fund. Tani kemi ndeshjen kthyese dhe do të bëjmë të pamundurën për të bërë kthesën”, është shprehur Hazard.
