SMS në DITA
Në 0689073730
“Alo… Hë more, ku do e pimë kafen nesër?” Si qytetar i këtij vendi, një pyetje i bëj Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë: Institucioni që ju drejtoni, vetëm karburantet mbulon? E bëj këtë pyetje jo kot, por po të dalësh kontroll paradite, a mbasdite dhe në darkë, punonjësit tuaj i gjen vetëm nëpër lokalet e karburantëve duke u shitur mend edhe njerëzve përreth dhe shokëve të tyre që thonë: “Se neve kurrë nuk na lënë pronarët të paguajmë.”
O zot sa neveri! A thua për një kafe?! Joooo zonja drejtoreshë jo, jo vetëm kafe, por dhe shpërblimin për moskallëzim për vjedhjen. Po si nuk i sheh një herë punonjësit tuaj në tregun e lirë, në super markete, në pikat e shitjes, gazit për konsum familjar?
Jooo zonja drejtoreshë jo, se aty shperblimi është i vogël. “Alo… alo…hë more ku e kemi kafen nesër? Aaa… po tek TACI OIL. Po mbasdite? Ëëë…. tek karburanti i ri… atje… e di vetë ti.” O zot ç’bëhet kështu, vjedh në bazë, servilosu në Tiranë. A janë këto rrogoza lëkura që shtypen me bythë nga cilido zyrtar që është vetëm një gradë më lartë? Faleminderit DITA e gjithë shqiptarëve. Lexuesi juaj Gjoni. Laç.
