“Hebrenjtë nuk vranë veten!” Komentet e Lavrov mbi Hitlerin dhe arsyet pse Izraeli nuk dëshiron përshkallëzim ndaj Rusisë

Amelda Amelda
(COMBO) This combination of file pictures created on May 2, 2022 shows Russian Foreign Minister Sergei Lavrov attending a press conference in Moscow on April 27, 2022 and Israeli Foreign Minister Yair Lapid addressing a press conference in the Western Moroccan city of Casablanca, on August 12, 2021. - Lapid on May 2, 2022 slammed his Russian counterpart Sergei Lavrov for alleging Adolf Hitler may have "had Jewish blood" and summoned Moscow's ambassador for "clarifications". (Photo by Yuri KOCHETKOV / various sources / AFP)

Në muajt që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Izraeli është përpjekur të mbajë një pozicion balancues diplomatik.

Ndërkohë që e ka dënuar zyrtarisht pushtimin, ka akuzuar Rusinë për krime lufte dhe ka dërguar ngarkesa me ndihma humanitare në Ukrainë, ai është përmbajtur deri më tani nga bashkimi i plotë i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Në një lloj rutine “polic i mirë – polic i keq”, kryeministri izraelit Naftali Bennett mezi e ka përmendur emrin “Vladimir Putin” në deklaratat e tij për luftën në Ukrainë, duke ia lënë dënimet më të drejtpërdrejta dhe mallkimore të veprimeve të Rusisë Ministrit të Jashtëm Yair Lapid.

Por të dielën, kryediplomati i Putinit u përpoq të justifikonte alibinë absurde të Moskës për “denazifikimin” e Ukrainës (e cila udhëhiqet nga një president hebre) duke deklaruar se Adolf Hitler kishte “gjak hebre” dhe se ”antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht vetë hebrenjtë”.

Ambasadori i Rusisë në Izrael u thirr menjëherë në ministrinë e jashtme të Izraelit. Kryeministri Bennett i quajti pohimet e Lavrov “gënjeshtra”, kurse ministri Lapid i përshkroi ato si “të pafalshme dhe të egra”, duke paralajmëruar se Izraeli “u përpoq të mbante marrëdhënie të mira me Rusinë, por ka një vijë, dhe këtë herë kufiri është kapërcyer”.

“Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust,” shtoi Lapid. “Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm.”

Kjo nga ana tjetër bëri që Rusia të akuzonte të martën Izraelin për mbështetjen e ”regjimit neo-nazist në Kiev”. Ministria e jashtme ruse përdori shembuj të bashkëpunimit hebre me nazistët dhe raste sipas tyre të anti-semitizmit në Ukrainë. Gjithçka për të mbrojtur pretendimin tendencioz të Putinit se po e pushton Ukrainën me qëllim që ta “de-nazifikojë” atë.

Ndërsa grindjet thellohen, udhëheqësit izraelitë po përballen me presion në rritje nga Perëndimi për ta forcuar qëndrimin e tyre kundër Moskës.

Ka disa arsye pse Izraeli nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë gjatë luftës. Së pari dhe më kryesorja janë konsideratat e sigurisë së vendit: Izraeli thotë se kufiri i tij verior me Sirinë, “është një kufi me Rusinë “, sipas fjalëve të Lapidit, për shkak të pranisë ushtarake të Rusisë atje.

Izraeli kryen rregullisht sulme ajrore ndaj objektivave iraniane në Siri, të cilat i konsideron si kritike. Sipas Izraelit sulmet kryhen për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave të drejtuara te grupi militant Hezbollah i Libanit të mbështetur nga Irani.

Problemi është që Izraeli koordinohet me rusët përpara sulmeve në Siri, ndaj ka shqetësime se nëse marrëdhëniet me Moskën përkeqësohen, po ashtu do përkeqësohet edhe liria e veprimit e Izraelit në Siri. Izraeli e sheh këtë si jetike për sigurinë e tij.

Zyrtarët izraelitë kanë shprehur gjithashtu shqetësimin se çdo përshkallëzim i Izraelit ndaj Rusisë mund të rrezikojë popullsinë e madhe hebreje në Rusi.

Kryeministri Bennett është përpjekur gjithashtu të veprojë si ndërmjetës, në një moment duke folur rregullisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me Putinin njëkohësisht. Ai madje ka fluturuar fshehurazi në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus.

Pastaj është Irani: Rusia është palë në negociatat për të ringjallur marrëveshjen bërthamore iraniane të vitit 2015. Izraeli e kundërshton marrëveshjen dhe po tërheq çdo levë që mundet për ta ndaluar rikthimin e saj. Zyra e Bennett tha se ai foli me Putinin për këtë në udhëtimin e tij klandestin në Moskë.

Mediat filluan të raportojnë të martën se zyrtarët izraelitë po përgatiten për herë të parë për të dërguar pajisje ushtarake mbrojtëse në Ukrainë.

Alon Pinkas, ish-konsull i përgjithshëm i Izraelit në Nju Jork dhe shef i shtabit të ish-presidentit izraelit Shimon Peres, thotë për CNN:

“Do shohim nëse do të ketë një ndryshim real në politikën e Izraelit ndaj Rusisë. Mund të ketë vetëm retorikë, fjalë, që zhduken brenda dy ditësh. Ndryshe do ishte nëse arrijmë psh në pikën që ambasadori izraelit të dëbohet nga Rusia. Atëherë në këtë rast Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohet nga politika e tij e sotme karshi Rusisë dhe të miratojë një të re. Ndryshe asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar”.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Barazimi i kriminelit me viktimen eshte taktike tipike serbo-ruse prandaj perendimi te hapi syte dhe mos tu besoj me sllaveve.

  • Tani qe Hitleri ka qene cifut kjo dihet boterisht eshte e faktuar, nuk mund t’a quajme origjine e tioj ruse etj.

  • Nuk iu akuzoi njeri qe “hebrejte vrane vehten”por nuk mund te mohosh qe Hitler nje nga prinderit e kish me origjinen hebre.Se dyti,ato qe i keni bere popujve palestinese ,pikerisht pas holokaustit nazist.,Tregojne se keni mesuar te silleni me te tjeret si holokaustiste.Prandaj,me i permbajtur,”nervat Sadik”.Gjeni paqen me palestinezet pastaj shkonin te bisedoni me putinin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *