HEC-et e vogla, 7 për qind të prodhimit të energjisë në vend

redaktor

Energjia e prodhuar nga hidrocentralet e vogla private gjatë vitit që lamë pas arriti në 550 mijë megavatorë. Një shifër e konsiderueshme kjo nëse marrim parasysh se, vitet e mëparshme energjia nga subjektet private e hedhur në sistemin shqiptar ka qenë thuajse inekzistente. Energjia e hidrocentraleve të vogla zë 7 për qind të totalit të asaj të prodhuar në vend, prej 6.6 gigavatorë dhe viti që lamë pas mund të konsiderohet i suksesshëm për KESH pasi importet kanë qenë në vlerë të ulëta. Me këto ritme, brenda një periudhe 4-vjeçare Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import energjie pasi prodhimi vendas do të mbulojë të gjitha nevojat e konsumatorëve dhe eksporti i energjisë do të jetë në vlera të larta. Duhet të marrim në konsideratë se, pas 4 vitesh pritet që të përfundojnë punimet për ndërtimin e 3 hidrocentralet në shtratin e lumit Devoll, me një kapacitet prodhimi prej 700 megavatorë. Megjithatë, për të marrë efikasitetin më të lartë nga sistemi energjetik, vendi duhet të liberalizojë tregun në mënyrë që energjia të shitet me çmimet e bursës dhe jo me tarifa të përcaktuara. Që të realizohet diçka e tillë nevojiten investime të shumta në linjat e interkoneksionit, sidomos me vendet e BE-së dhe kryesisht me Italinë. Qeveria ka në projekt ndërtimin e linjës nënujore në detin Adriatik me shtetin fqinj, megjithatë, asgjë konkrete nuk është bërë për realizimin e veprës.

Share This Article
4 Comments
  • NJE VERREJTJE MIQESORE PER SHQYPTARET DHE PER MODERATORET E DITES.

    qe nuk kane mesuar akoma se kapaciteti i 3 HEC-eve mbi Devoll, i cili parashikohet te jete 700 megavate, nuk matet pra me “megavatore” e cila eshte njesia e matjes se energjise dhe jo e fuqise se instaluar apo kapacitetit sic shkruhet ne kete lajm.

    NDRYSHE DO TE ISHTE NJESOJ SIKUR TE SHKONIM NE PAZAR DHE TE BLENIM PATATE ME METER LINEAR.

  • ME MIRE TE KETE IMPORT ENERGJIE DHE RRITJE PRODHIMI SESA KENAQESI DEBILE

    Te kenaqesh qe prodhimi i elektroenergjise do te mbuloje kerkesat tona kombetare kur Vatani nuk prodhon pothuaj KURGJE te hajrit me marken Made in Albania eshte njesoj si te kenaqesh nga seksi virtual imagjinar ne kompjuter. Te pakten nje mesim te Leninit duhet ta kishin mesuar komunistet qe drejtojne shtetin shqyptar, i cili thonte se:

    ELEKTRIFIKIM + PRODHIM = KOMUNIZEM.

  • Problemet me EC-et private jane:
    1) sa me shume prodhojne, aq me shume i financon shteti nepermjet cmimeve te subvencionuara me te cilat ja u ble KESH per nje periudhe 5-vjecare;
    2) kane shkaterruar mjedisin duke e bere Shqiperin liqen, si dhe duke ndrshuar komplet grykat e derdhjes se lumenjve ne det;
    3) dhe pas 5 vjeteve kur te nderpritet subvencionimi, do punesojna tre veta ne hidrocentral e te gjithe fitimin do ta cojne ne Austri, Norvegji, Turqi a nga vine.
    Shqiperia do mbaje koston e shkaterrimit te ambientit.

    • Keshtu sic thua ti or Mik qe te qan shpirti per Vatanin tone te bukur, por qe lakmitaret pushtetare per t’u pasuruar po e shkaterrojne me shume se tritoli i banditeve te Saliut.

      Ne Rusine Bolshvike vite me pare komunistet menduan si shqyptaret sot te ndertojne hidrocentrale duke ndryshuar rrjedhen e lumenjeve pa llogaritur demet ekologjike katastrofale dhe nastradini ka shkuar dhe ka xhiruar nje fil dokumentar per THARJEN e detit Azov, nje tragjedi me permasa Boterore. Keshtu kane vepruar komunistet ne Rusi, keshtu veprojne SOT komunistet e kamufluar ne Shqypni.

      Sepse pytje thelbesore qe duhet t’i bejne qeverise shqyptaret eshte:

      KUSH JA PA HAJRIN HEC-eve DEBILE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *