HEC-et e vogla humbasin gjyqin me KESH për axhustimin e çmimit

Dita

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk ka borxh ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë, pasi ata humbën gjyqin kundër KESH për axhustimin e çmimit me ulje për periudhën rregullatore 2012-2014. Burime në Ministrinë e Energjetikës pohuan për revistën ekonomike “Monitor”  nga rishikimi i çmimit me ulje, balancohet situata debitore me HEC-et me kapacitet prodhimi 15 megavatorë. Rreth 5 milionë euro borxh që KESH detyrohej ndaj kompanive nuk ekziston më dhe tani do të paguhen vetëm faturat korrente. Vitin që shkoi Enti Rregullator i Energjisë (ERE) marri një vendim duke axhustuar me ulje çmimin e energjisë elektrike që KESH jep ndaj HEC të vogla deri në 15 megavatorë. Çmimi i shitjes së HEC-ve të reja deri në 15 MW për periudhën rregullatorë 2012-2014 ishte 9.3 lekë për kilovat. Me axhustimin që bëri ERE, çmimi i shitjes për vitin 2013 u llogarit me 9.73 leke/kwh dhe për vitin 2014 u rillogarit me 7.95 lekë/kwh. Rillogaritja për vitin 2014, nga 9.3 lekë në 7.9 lekë, shënon një ulje rreth 14% të fitimeve që HEC-et kishin përfituar nga shitja e energjisë. Shoqata e prodhuesve të Energjisë çoi në gjykatë këtë vendim të ERE, por siç pohojnë burimet, gjykata ka vendosur në favor të ERE duke e zhveshur KESH-in nga shlyerja e rreth 5 milionë eurove.

Share This Article
3 Comments
  • Vendimi i dhene nga gjykata pasqyron drejtesine me te cilen veproi qeveria Rama per te vendosur ekuilibrin aq te nevojshem ne cmimet e energjise elektrike ne te gjitha sektoret e saj. Shpresoj qe edhe ne zgjidhjen e problemeve qe kane dale se fundi me CEZ te behet e njejta gje ne rruge ligjore e me maturine e duhur.

  • A KA MUNDESI QE TE SHKRUANI SHQIP,A KA NE GAZETEN TUAJ NJI PERSON QE TE KORIGJOJE GABIMET DREJTSHKRIMORE ?.Ai/ajo qe e ka botuar kete shkrim nuk ka vene re sa gabime ka,duke filluatr qe nga titull,po a mund te na i shpjegoni fjalen :”AXHUSTIM”,.Ne nji fjali thuhet axhustim,ne tjetren rishikim.Per te mos folur per fjalet e huaja qe perdoren kudo.
    E MJERA GJUHE SE SI TRAJTOHET,PO TE KISHIN MUNDESI Veqilharxhi me shoke,qe nga varri do ua grisnin diplomat e gazetraise suaj.

  • Ky shkrim me duket se eshte me shume interes per gjithe qytetaret e kam thene edhe tjeter here , nuk me duket me vend dhe me mend qofte eshe cmimi i vitit 2014 ndaj H. E .C te vogla. Ne cdo aktivitet ekonomik prodhues lenda e pare dhe ndihmese ze 60% te kostos se prodhimit. Si ka mundesi qe kjo lenda e pare konkretisht H2 O uji i lumenjeve eshte pasuri kombetare, prandaj ai duhet trejtuar si pasuri publike , vlera e tij duhette llogaritet dhe ti faturohet ketyre pronareve klienteliste dhe abuzues te faforizuar nga Administrata mafioze e anti shtetit te Djallit Berishe . e turpeshme edhe nga kjo Ministria e Finances e cila meret me Invazion fizkal, kaferash dhe berberash dhe nuk ben tranzparence per koston e prodhimit te Energjise nga keto H.E.C dhe sa eshte cmimi i shitjes. dhe sa duhet te jete fitimi ne % e sa duhet te jete cmimi i blerje nga shteti ketyre Koncensjonareve klinteliste . Jam i bindur qe apsolutisht nuk duhet te shkoje mbi 5 lek kw o bandite te ketij vendi, spekullatore , njeres te aferave , gjak piresa te ketij populli ,Miljonere $ sot ish te pa breke ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *