Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi shpjegime nga kryeministri Berisha në lidhje me çmimin e energjisë elektrike dhe privatizimin e pasurive kombëtare. Ruçi kërkoi nga Berisha të shpjegojë arsyet pse energjia elektrike iu shit shqiptarëve me 3 milion megavati, ndërsa kompanisë turke iu shit më lirë. “Pse qytetarëve ua shite energjinë elektrike 3 milion megavati? Pse kompanisë turke ia shet 1.4 milion megavat energjinë elektrike, kur qeveria turke e shet me tjetër çmim? Pse qeveria turke i shet 5-6 herë me shtrenjtë, ndërkohë ti ia shet më lirë”, tha Ruçi.
Kreu i deputetëve socialistë tha se Berisha bën demagogji, duke u marrë me mandatet e ardhshme të socialistëve, ndërsa nuk kthen përgjigje për pyetjet që ata i drejtojnë.
“Zoti kryeministër mirëserdhe se ke kohë që na ke munguar në Parlament. Ke filluar fushatën por jo këtu në parlament. E fillove me gjyshin e Damian Gjiknurit dhe e përfundove me listat për deputet të PS. Me sa duket nuk ke çfarë thua për çështjen në fjalë. PS është pro privatizimit kur është kushtetues, ligjor, transparent, kur s’vjen era korrupsion, kur është në shërbim të qytetarëve. Ti po bën demagogji”, tha ai.
Ruçi tha se Berisha duhet të japë shpjegime për privatizimin e HEC-eve dhe dështimin e disa privatizimeve të tjera si ARMO-s dhe Albpetrol. “Sot jo debat politik, po privatizon pasuri kombëtare. S’dhe asnjë shpjegim pse është nën çmim, ofertuesi nuk ka asnjë përvojë në fushën e energjetikës. Përse nuk ka transparencë zoti kryeministër? Pse ndryshove vendimin e qeverisë që kishe miratuar vetë për të përshtatur të dhënat e ofertuesit? Këtë kërkon opozita”, tha Ruçi.
Shitja e HEC-eve, Braçe: Berisha kujton se po shet domate me shumicë
Ligji për privatizimin e HEC-eve po shoqërohet me debate në Kuvend. Deputeti socialist, Erion Braçe, tha se kryeministri Berisha po shet pasuritë kombëtare për interesa të ngushta personale dhe klienteliste.
“Atdheu privat i Berishës vijon të zëvendësojë atdheun kombëtar. Ndaj ai nuk është këtu. Kjo është java e fundit e shitjes së interesit kombëtar. Privatizimi i 4 HEC është privatizimi i dytë më i madh. I pari privatizimi i sistemit të energjisë. Me këtë privatizim ka ndodhur gjithçka. Privatizimi me garante të forta për blerësi, n por jo për publikun. Të gjitha të kryera nga qeveria e Berishës dhe ministria e Ekonomisë, po kuvendi, ai nuk di gjë nuk ka marrë vesh në këtë proces asgjë. 80 % e deputetëve nuk e njohin përmbajtjen e marrëveshjes që do firmosin sot. Kuvendi është kthyer në lavatriçe që lan e shpëlan marrëveshje të korruptuara në shitje të atdheut. Paratë bëjnë çudira në vend, që e kanë zhbërë kryeministrin në një pazarxhi. Ministria sapo tha se ky ishte absurd, kush ishte ministri para jush, kryeministri i vendit? Si mund të thoni këtë për kryeministrin e vendit. Nuk është absurd, por standard. Privatizimi nën çmim, kryeministri po privatizon për të përfituar jo për të dalë nga kriza. 2 muaj më parë kryeministri i detyroi shitjen e Lana Bregasit, tek një kompani private. Tani po shet vetëm për 1.4 milionë euro për megavat. Rrezikohet me 3 herë rritja e çmimit të energjisë. Ky injorant kujton se po shet domate me shumicë. Unë dua ta pyes kush po i merr 100 milionë euro kryeministër”, tha Braçe.
HEC-et, Lotaria Kombëtare dhe referendumi sot në Kuvend, priten debate
Tre ligje të rëndësishme pritet të shqyrtohen sot gjatë mbledhjes së Kuvendit. Privatizimi i katër HEC-eve: Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëza dhe Shkopeti; Lotaria Kombëtare, por edhe referendumi për 3 ligjet e integrimit pritet të shoqërohen me debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Privatizimi i HEC-eve është kundërshtuar prerë nga opozita, e cila ka kërkuar heqjen e këtij ligji nga kalendari, pasi nuk do ta votojë. Ndërkohë, një ditë më parë, edhe banorët e Ulzës dolën në një protestë për të kundërshtuar privatizimin e HEC-eve. Ata kërkuan nga LSI-ja që të mos e votojë ligjin në Parlament dhe kërcënuan se nëse ligji kalon, do të bllokojnë rrugën dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit.
Gjithashtu, me debate pritet të shoqërohet edhe ligji për Lotarinë Kombëtare, një tjetër nismë e maxhorancës e cila ka gjetur kundërshtimin e fortë të opozitës.
Sot u kujtua Ruci te mbroje interesat ekonomike te shqiptareve nga krethemelesi 23 vjecar i Shqiperise e shqiptareve????????????!!!!!!!!
Kujton Ruci se nuk eshte me se e qarte, qe pa kurvllikun konsensual (dypalesh) nuk do te guxonte bir kurve te bente keshtu me shqiptaret????????????Aq me teper qe Ruci ka 23 vjet ne arenen e mender-politikes;nuk eshte riosh qe te genjeje kaq trashe.