HEC-et në Mirditë, banorët protestojnë të revoltuar: Do i hedhim në erë

Elena Tase

Banoret e fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-eve në Njësitë Administrative Kaçinar e Selitë në Mirditë kanë protestuar në qendër të qytetit të Rrëshenit, duke kundërshtuar zbatimin e këtyre projekteve në zonën e tyre.

Sipas banorëve ndërtimi i HEC-eve dëmton rëndë natyrën dhe ekosistetimin, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse nuk do të anulohen këto konçensione të cilët i konsiderojnë abuzive. Deklaratë të fortë, ka bërë një prej protestuesve, e cila në një prononcim për Report Tv, u shpreh se do të mbledh para dhe me to do të blejë dinamit, për të hedhur në erë HEC-in.

“Kemi punuar dhe jetuar me djersë. Ta dijë i gjithë Mirdita janë vrarë familje për pikën e ujit. Janë dy familje që janë vrarë për një pikë, janë në hasmëri sot. Do mbledhim pensionet dhe do blejmë dinamit dhe do shkojmë që ta hedhim në erë. Do e fus pensionin që sot, do e lë pa marrë dhe të blejë dinamit dhe t’ia hedh në erë, sepse nuk vras fëmijët për pikën e ujit”, tha banorja.

Banorët thonë se ende nuk është marrë ndonjë vendim për anulimin e ndërtimin të dy HECE-ve mbi Lumin e Urakes, siç deklaroi pak javë më parë në dëgjesën publike Ministrja,  Belinda Balluku. Kjo është protesta e tretë brenda një muaji, ndërsa rezistenca e banorëve të mbështetur dhe nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile do të vijojë për të penguar zbatimin e këtyre projekteve.

e.t./dita

Share This Article
6 Comments
  • Jane akoma me te thella rrenjet….
    Kjo loje filloj kur ishte banditi LSI -se , Haxhinasto te transportet dhe me pas kryehajduti i PS -se , Gjiknuri. Keta dhane me qindra leje duke marre me miliona eura rryshfet.
    Burgun e kane pak keta monstra keta gjakpires te shqiptareve.

  • Ju te hani mune, jo te hidhni ne ere. Shkoni pastroni malet dhe fushat se i kini mbushur me plehra.

  • Hosten idiot kane te drejte p anadollak se po shkatrrojne ambientin o debil jane zona te pastra me mire te investojne per turizmin malor pp kto jane hajduta

  • Ore Hosteni!
    Ku ke lindur dhe kullot.
    Mos e kruaj me mirditasit te japin ne bishte te luges te pish uje.
    Trimerin Mirdita e ka tregue qe askush deri me sot nuk i ka pushtue.Ke ndigjo per ndonji mirditor qe asht i besimit Mysliman.Ja kjo asht Mirdita.Ndaj ato troje nuk jane te asnji pushteti apo qeverie.Por jane te atyre mirditorve qe i mbrojten me gjak e trimberi te pa shoqe.Dhe do ti gezojne deri ne infinit der te shuhet i gjithe njerezimi.

  • Bravo mirditort ti hidhni dhe ti leroni belan megjith maki eri qe kan ropqirt i ka shitur qeveria e Ramutit me Likemutit dhe Salmuti dhe tani nuk i thojn dot qe mos vazhdoin punen se kan marur lekt dhe skan nga ta shkoin keshtu qe ti vini sapurin sa me shpejt me mir se shteti nuk funksionon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *