Heiko Mass: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ornela

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjen e integrimit Europian.

Në intervistë për mediat në Serbi, Mass është shprehur se rregullimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve janë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer.

Me këtë hapet mundësia e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, është shprehur diplomati gjerman.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Dy pyetje për Ministrin e Jashtëm Gjerman Heiko Mass:
    1. Gjermania u coptua me marrëveshje dhe u bashkua përsëri me marrëveshje ndërkombëtare, madje spectaculare. Pse nuk veprohet kështu edhe me kombin shqiptar gjithashtu të coptuar me marrëveshje ndërkombëtare, po vazhdon një lodër pa fund me fraza stereotipe? Lënia akoma në fuqi e vendimit kriminal të konferencës së Ambasadorëve në Londrës u shton oreksin zaptuesëve të trojeve shqiptare.
    2. Pse i shmangen fuqitë europiane firmëtare të coptimit të trojeve shqiptare përgjegjësisë së tyre ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar, po fshihen prapa ruajtjes së statuskuos? Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *