Nga Ilirjan Gjikas
(shënime udhëtimi)
Së bashku me skulptorin Gjergji Toska u nisëm një ditë gushti drejt Hekalit. Artisti i njohur rikthehej pas 45 vjetësh në fshatin e njohur të Mallakastrës, aty ku dikur kishte realizuar studimin për realizimin e bustit të ‘’tribunit popullor’’ dhe patriotit Sulo Mustafa Lutaj. Me këtë temë bisede përshkruam 32 km e distancës së kësaj rruge nga Fieri, ku përgjatë saj ‘’shijuam’’, jo vetëm ‘’magjinë’’ e luginës së Vjosës, por edhe punën me të cilën e kishin ‘’qëndisur’’ banorët këtë zonë. Pasi ngjitëm kodrat me kthesat gjarpëruese, në qendër të Hekalit na priti Profesor Pajtim Lutaj, një nga mjekët më të njohur të Shqipërisë, nipi i patriotit Sulo Mustafai; ai do na shoqëronte hap pas hapi atë ditë dhe do të ishte jo vetëm protagonisti kryesor i vizitës sonë, por edhe personazhi kryesor i këtij reportazhi.
Nuk kisha njohur më parë një person që të gërshetojë në mnyrë kaq perfekte tradicionalen me modernen dhe vizionin progresist për të ardhmen. Kombinimi i kësaj vizite me Profesorin e Artit, Skulptorin Gjergji Toska, autorin e bustit të gjyshit të tij më bëri mua historianin profesionist, të adhuroja dëshirën e Pajtimit për të njohur zanafillen e veprës artistike, bustit të Sulo Mustafajt, dhe shpjegimeve të thella të skulptorit.
Doktor Pajtimi e ka ndërtuar jetën e tij midis Hekalit, Tiranës dhe Francës, një trinomi që i qëndron edhe sot besnik. Këtu në fshat kaloi fëmijërinë dhe shkollimin e hershëm, ku u mbrujt me tiparet dhe virtytet më të mira të traditës vendase, me dashurinë pëër vendlindjen dhe krenarinë e të qënit pasardhes i Bylinëve, luftëtarit legjendar Rrapo Hekalit dhe këshilltarit të lindur Sulo Mustafaj. Më pas ai studjoi në shkollën e mesme mjekësore ‘’Jani Minga’’ në Vlorë, për të vijuar më tej në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Pas diplomimit si mjek shërbeu për një vit në spitalin e Fierit nga ku fitoi të drejëen për tu specializuar si okulist në Tiranë. Më pas u përzgjodh për të vazhduar studimet e plota në Francë me një bursë të Qeverisë Franceze.
Në Tiranë, ai do të kryente edhe një vit specializim për okulistikë dhe më pas, në sajë të formimit shkencor dhe disa rrethanave të krijuara, do të tranferohej për ta vijuar atë në një nga klinikat më të mira të Parisit. Në kryeqytetin e Francës dhe pikërisht në Universitetin Paris 6, Pierre e Marie Curie, ku do të punonte për katër vite ne spitalet Universitare të Parisit. Atje do të ishte një nga studentët më të zellshëm, mjeket me aktivë dhe më pas pjesë e pandarë e shoqatës franceze të Oftalmologeve, si dhe një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të mësuesit të tij, oftalmologut të famshëm francez Ives Pouliquen, anëtar i Akademise Franceze. Pas dhjetë vjetësh pune dhe studimi intensiv në vitin 1996 ai vendossi të kthehej në Tiranë ku do të niste përsëri punën, tashmë për ngritjen dhe zhvillimin e oftalmologjise shqiptare dhe karrierën profesionale.
Sot Prof. Dr. Pajtim Lutaj është krenar që ka rimbëkëmbur nga hiri oftalmologjine tonë, ka kontribuar në ndertimin dhe funksionimin e spitalit Francez në Qendren Spitalore Universitare “Nen Tereza” Tirane, në njohjen ndërkombëtare të klinikës universitare të oftalmologjisë dhe në përgatitjen e mjekëve të rinj

Një personalitet në fushën e mjekësise i angazhuar dhe në jetën publike të vendit tonë, ku për kontributet, vlerat dhe meritat mban edhe titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’, akorduar nga institucioni i Presidentit të Republikës të Shqipërisë. Ndërsa për studimet në Universitetin Paris 6, eksportimin e shkollës franceze në Shqiperi dhe bashkëpunimin profesional të vazhdueshëm me kolegët francezë, shteti francez e ka bërë Pr Pajtim Lutaj qytetar të tij duke akorduar pasaportën franceze. Po kështu, me kompetencën profesionale që e karakterizon ai drejton prej vitesh edhe klinikën e parë private në Tiranë e njohur me emrin Klinika e Syrit VISION pjese e grupit Albanian Vision Institute.
Ndërsa në fshatin e lindjes, në Hekal, ai ka rindërtuar shtëpinë e vjetër të gjyshërve dhe kalon fundjavën së bashku me familjen, por duke ftuar shpeshherë edhe miq, qoftë shqiptarë te vendit të huaj. Por në këtë nismë nuk është i vetëm sepse të njëjtën gjë kanë bërë jo vëtëm vëllëzërit e tij, por edhe shumë hekalas të tjerë. Ata kanë kohë që e kanë ‘’ripërtërirë’’ fshatin, në një periudhë të tillë kur braktisja demografike mbetet përsëri një problem shqetësues.
■
Në shtëpinë e rindërtuar të Lutajve që ndodhet në shpatin perëndimor të Bylisit, poshtë teqesë së Baba Azizit, ruhej akoma porta me dy sofatë. Këtë e kujton me nostalgji edhe skulptori Gjergji Toska, kur mbërriti këtu në një ditë të largët, ne vitet ‘70, të disa dekadave më parë. Si artist i temave historike ai kishte gdhëndur edhe portretet e Rrapo Hekalit, Mehmet Ali Vrionit, Jani Mingës apo Bab Dud Karbunarës. Ndërkohë që në Hekal e priste një tjetër sprovë, portreti i patriotit Sulo Mustafai. Me të ai do të paraqitej në Ekspozitën Kombëtare të Arteve Figurative, organizuar në tetor 1986 nga Galeria e Arteve Figurative në Tiranë.
‘’E zgjodha këtë figurë sepse Sulo Mustafai ishte një ndër burrat më të shquar të kësaj krahine, bashkëkohës me Refat Rexhepin e Greshicës dhe Mete Sulon e Cakranit’’, tregon skulptori Gjergji Toska, i ulur në sallonin e madhe të shtëpisë përballë fotove familjare të Lutajve.
Ndërkohë që jo vetëm në Mallakastër por edhe më gjerë, Sulo Mustafa Lutaj qe ne moshen 20 vjeçare si kryeplak i Hekalit është njohur si luftëtar i lëvizjeve popullore për pavarësi, në Luftën e Vlorës dhe veçanërisht në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po kështu (megjithëse i moshuar) ai do të jepte kontributin e tij edhe pas çlirimit si kryetar i keshillit te fshatit Hekal. Njihen vizitat dhe takimet e Enver Hoxhës në Hekal dhe Mallakastër, kur me intuitën dhe inteligjencës e tij, Sulo Mustafai, kishte zgjidhur gjatë bisedave dhe kuvendimeve me të shumë probleme që ‘’shqetësonin këtë zonë’’, biles edhe nga ato që i stimulonte lufta e klasave.
Ky njer kishte përfaqësuar krahinën edhe në evente kombëtare ndërsa në moshën 72 vjeçare, pavarësisht formimit dhe natyrës së tij, kishte pranuar të bëhej edhe komunist. Një dëshmi e gjalle është edhe ‘’Teslimi-medaljoni’ që bektashinjtë mbajnë në gjoks, i cili qëndron krahas objekteve të tjera në oxhakun e madh të shtëpisë. Ajo është një relike e çmuar që tregon se ‘’Xha Sulua’’, edhe pse feja u ndalua ai shkonte dhe falej te BabaAzizi edhe pse praktikonte ditën e Ashures. Bashkëkohësit e tij tregojnë se, kur Partia vendosi ta ftojë në Kongresin. X, për ti dorëzuar teserën, Xha Sulos, në moshën 72 vjeçare, ai i tha, setretarit të partisë:
-” … ore djemte e Babait, i keni thënë partisë, ju që , xha Sulua shkon herë pas here dhe falet te Baba Azizi?”
Në kujtesën e njerëzve të familjes dhe bashkëfshatarëve kanë mbetur të freskëta në memorje edhe historitë e tij jetësore. Të tilla ishin humbja e vajzës së vetme në moshë të re, krushqitë e njohura në dyert e fisme, shqetësimet e tij për të zhvilluar fshatin, ndërtimi i shkollës, arsimimi i femijëve, formimi i kooperativës. Vazhdonte kjo gjë me kujdesin atëror për njerëzit që e rrethonin dhe të tjera probleme. Pikërisht këto tipare të shquara të këtij burri, trasmetuar drejtëpërdrejt tek pasardhësit, i zbuloi dikur edhe skulptori Gjergji Toska. Në këtë truall u mbështet ai për të përjetësuar në gips, në bustin e Sulo Mustafait, i cili ruhet sot në fondin e veprave artistike të Muzeut Historik Fier.
■
Pas këtyre përjetimeve plot emocion dhe nostalgji do të vizitonim edhe fshatin, ku do të ndaleshim edhe në varreza për ti bërë një homazh të thjeshtë patriotit të shquar. Nuk mungoj këtu edhe humori fine, i artistit Gjergji Tosk.
“Më bëni një fotografi këtu që ta kemë edhe një provë tjetër duke vizituar varrin e personazhit tim në të skalitur në bust”.
Kudo që shkelëm në Hekal na shoqëroi fisnikëria dhe bujaria e njërëzve të dashur, mikpritës dhe komunikues. Puna, një tipar tjetër i tyre pasqyrohej fare qartë në plantacionet dhe blloqet e sistemuara të ullinjve, agrumeve dhe drufrutorëve. Sipas traditës dhe zakoneve të vendit, ku miku në këtë krahinë nderohet njëlloj si ‘’hyjnitë’’ u ndalëm për të drekuar. Këtu ishte një tjetër befasi e vizitës sonë. I tillë ishte Resorti Agroturizëm Bylisi, i porsa hapur, investim i djemve të Hekalit, të cilët janë kthyer nga emigracioni dhe me ndihmen e shtetit, shvillojnë Agroturizmin.
Një gërshetim i bukurisë natyrore, trashëgimnisë historike, ndërtimit me shije dhe kulinarisë vendase bio. Në bisedën paraprake që zhvilluam me Roland Lutaj, nipin tjeter të Xha Sulos, mësuam se i kthyer nga Italia pas 20 vitesh emigrim, ai, me ndihmën e AZHBR, ngriti këtë mbrekulli që ne ‘’prekëm’’ me sytë tanë. Kudo ambientet komode, të arreduara dhe mobiluara bukura dhe me shije, shlodhëse dhe të hapura në çdo kohë. Duke vijuar bisedën, gjate drekës së këndshme, aty në ambientet e pastra, nën hijen e ullinjve shekullorë, pishinës dhe pamjes frymëdhënëse të luginës së Vjoses, mësuam për projektet zhvilluese të zonës. Të tilla ishin projektet e CE për Bylisin, ku së shpejti do të niste edhe rruga që do të lidhte Hekalit me arterien kryesore të jugut, Levan-Tepelenë. Kështu pas Klosit fqinj dhe sitit të tij arkeologjik të Nikajës, turistët dhe vizitorët do të shkojnë jo vetëm më shpejt por edhe në mënurë konforte në Bylis. Dhe një meritë të veçantë kishin këtu edhe këta njërëz me ‘’lobingun’’ e zhvilluar rreth këtij problem, që për hir të vërtetës duhej të ishte zgjidhur kohë më parë. Gjithsesi optimizmi vijon të jetë i madh tek njerëzit e këtij komuniteti. Pas turizmit historik dhe kulturor në Bylisit antik dhe mesjetar, atij fetar në teqenë e njohur të Baba Azizit, ka nisur të nisë edhe turizmi familjar dhe ai shlodhës e argëtues. Ky fenomen po ‘’shihet’’ tashmë në Hekal, ku këta njerëz të tij i kanë paraprirë këtij proçesi, jo vetëm me punën dhe investimet e tyre por edhe me ripërtëritjen e traditës në gjurmët e të parëve. Ndodhta këtu mund të veçojmë edhe doktor Pajtimin, i cili jo vetëm ka dhënë dhe po jep kontributin e tij për këtë komunitet, por edhe po vë në jëtë, dëshirën e madhe të gjyshit Sulo. Kedhtu edhe dy vajzat e tijjo vetëm u bënë mjeke, duke ndjekur studimet në universitetin më të mirë të Francës, në ’’Paris 5’’, Universitet Paris Decartes.
■
Këto ishin disa nga shënimet e fundit në ditarin e udhëtimit tonë, të mbajtura pikërisht në verandën e këtij resorti. Ato i dedikohen këtyre njerëzve të mirë e fisnikë, si dhe natyrës mbresëlënëse të Hekalit, këtij ballkoni të bukur të Mallakastrës.
Shënim:
Titulli është marrë nga reportazhi i gazetarit Thoma Goga: ”I bukur ky ballkoni i Mallakastrës’’, fitues i Çmimit III në konkursin e organizuar nga Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë, në vitin 1990.
