Hekurat e gardhit të Kryeministrisë do të dërgohen në Parkun e Butrintit

anazapta

Hekurat e gardhit rrethues të Kryeministrisë do të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit, sipas një vendimi të qeverisë. Kangjellat do të rrethojnë një pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Arkitekti Artan Shkreli thotë se heqja e kangjellave është mbështetur nga qytetarët.

“Këto hekura i falen Parkut Kombëtar të Butrintit. Po të mos kishte vlerë praktike nuk do kishte vlerë simbolike. Parku i Butrintit po sjell të ardhura dhe duhet ruajtur. Simboli i rrethimit aktual është prej betoni dhe ndryshimi i tij dhe vendosja e kangjellave është më estetike. Këto kangjella shkojnë në Butrint dhe kështu shprehet shqetësimi i qeverisë së re për sajtet arkeologjike dhe më tepër për ato që janë ajka. Një gjë e tillë është e mirëpritur dhe nga opinioni publik ku qytetarët na kanë pyetur dhe kur u kemi thënë, ata janë shprehur të kënaqur.  Me heqjen e këtyre hekurave, kryeministria të zhvishet nga llogoret dhe muret që e vishnin deri dje. Dëshmohet se nuk ka frikë se populli do të sulmojë kryeministrinë”, thotë Shkreli për NEËS 24.

Share This Article
1 Comment
  • t eshofim ,,,,,,po preket pronat e gites zeneit dha lulit ,,dijeni se gjith opoziten e keni ne kembe tju heqim zvare si eterit tuaj,,,,perpara sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *