Helga Schmid: Vota për reformën, përgjegjësi e çdo deputeti

Alqi Kociko

 

Në Konferencën e Ambasadorëve që po zhvillohet në Tiranë, ka folur edhe zëvendës sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid. Siç njofton TCH, si shumë diplomatë të tjerë të huaj, edhe ajo ka dhënë mesazhin e radhës për reformën në drejtës. “Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen e vendit. Politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit mes tyre. Është përgjegjësia individuale e çdo deputeti për të votuar dhe miratuar reformën”, ka deklaruar Schmid.

E pranishme në këtë konferencë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka thënë gjithashtu se miratimi i reformës është një domosdoshmëri. “Nuk e imagjinoj dot datën 22 korrik pa miratimin e reformës në drejtësi. Uroj që sot java të na sjellë një pikë të përbashkët për ta votuar”, ka thënë ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *