Një tjetër kandidat për deputet i Partisë Demokratike është dorëhequr nga lista e PD-së.
Bëhet fjalë për Helidon Bushati, i cili është kandidati i katërt në listën e PD në Shkodër.
Helidon Bushati e ka bërë të ditur vendimin e tij në një status në Facebook.
Bushati njihet si mbështetës i Jozefina Topallit, dhe largimi i tij duket se lidhet me ndarjen e PD në qytetin verior.
Vendimin e tërheqjes, Bushati e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale.
“Jam fort i privilegjuar dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues i renditur i katërti, për t’i hapur rrugën një maksimalizimi të rezultatit të Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim”, shkruan zoti Bushati në Facebook.
Postimi i Helidon Bushatit në FB


Fiton Tom Doshi.Do ta kujtosh Tomen Edi Rama,por s`do ta gjesh.
Helidon o qafederr ..je terhequr se je ne ndjekje penale per hajdutllek!!Ilace i befsh leket qe ke vjedhur ne spital..ti mashtrus me diplome fallco
Gallate shkodranesh – Helidon Bushati ishte deputet i PD. Ditmir Bushati ishte deputet e minister i PS. Edhe LSI ka nje goce me mbiemer Bushati qe eshte fis me keto dy. Hajde zgjidhe ,tani Ditmir Bushati drejton listen e deputeteve te PS. Ndersa PD ngeli pa Bushati , shpejt gjejeni !!! tung
Helidon e di mire ti pse u terhoqe ..je i korruptuar deri ne fytin e trashe prej derri ..o falsifikues diplomash italiane