Kartat e kamerës së helikopterit të rënë në liqenin e Shkodrës dy javë më parë kanë mbërritur në Gjermani, ku do të këqyren nga kompania “BFU”.
Hetimi mbi rënien e helikopterit po vijon nga Prokuroria e Shkodrës dhe ajo e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. Por, pjesa e analizimit të të dhënave të kartës së sigurisë së helikopteri do të realizohet nga kompania gjermane.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të kryeqytetit kanë sekuestruar të gjitha materialet dhe dokumentacionin në lidhje me helikopterin e rrëzuar në liqenin e Shkodrës. Helikopteri i FA-së u rrëzua mesditën e 6 prillit, dhe për pasojë humbën jetën dy pilotë të FA-së ndërsa një ushtar mbeti i plagosur.
