Një helikopter mësohet se është rrëzuar pranë një stacioni hekurudhor në Londrën qendrore, gjatë orëve të mëngjesit. Policia tha se është shumë herët për të ditur shkaqet e rrëzimit, por dyshohet se helikopteri është përplasur me vinçin që gjendej në majë të një ndërtese.
Dëshmitarët kanë fotografuar gjendjen në zonë pas shpërthimit të helikopterit.
Është raportuar se janë djegur edhe dy automjete, ndërsa zona është evakuuar. Deri në orën 10:45 raportoheshin dy të vdekur dhe dy të plagosur.