Katër ditë pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në liqenin e Shkodrës, sot janë nxjerrë plotësisht të gjitha pjesët e tij.
Polumbarët e RENEA-s, në pranë të ekspertëve të huaja dhe Policisë Ushtarake kanë bërë të mundur nxjerrjen e helikopterit, i cili do të analizohet për të zbuluar edhe shkakun e rrëzimit të tij.
Pjesët e mbetura u nxorrën me ndihmën e vinçit, të cilat më pas do të transportohen drejt Tiranës.
Dje u nxorr nga thellësia e liqenit Kutia e Zezë, e cila ishte pjesërish e dëmtuar. Megjithatë, pajisja do t’i nënshtrohet kontrolleve për të zbuluar bisedat e fundit të pilotëve dhe shkaqet e ngjarjes tragjike.
Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak humbën jetën dy pilotët dhe mbeti i plagosur jashtë rrezikut ushtari që ndodhej në bord.
