Një prej 9 forcave të armatosura “SWAT”, të cilat ekzekutuan terroristin, Omar Mateen, në klubin ku ai kreu masakrën mëngjesin e së dielës, është shpëtuar vetëm falë helmetës së tij gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Në foto duket sesi ai është goditur në kokë nga një plumb i terroristit me origjinë afgane, i cili u ekzekutua pasi vrau 50 persona dhe plagosi 52 të tjerë në një klub në Orlando.
Një nga oficerët, i cili mori pjesë në aksion, pësoi një dëmtim në sy kur një plumb i atentatorit goditi helmetën e tij, por ajo i shpëtoi jetën.

