Helmimi i qytetarëve të Krujës, Rama mbledh sot të gjithë kryebashkiakët

J L

Helmimi i më shumë se 600 qytetarëve të Krujës solli reagime të ndryshme nga palët politike, sidomos nga ana e partisë Demokratike, ku në një deklaratë për mediat, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se numri i saktë i qytetarëve të paraqitur për trajtim pas helmimit na uji i pijshëm i kalonte 1200 persona.

Ndërsa sot, kryeministri Edi Rama, ka ndërmarrë lëvizjen e parë që ndërlidhet me këtë çështje, duke thirrur në zyrën e tij të gjithë kryebashkiakët në orën 12:00.

Tema kryesore e diskutimit, do të jetë ujësjellësi.

Ky mbetet një shqetësim kryesor, pasi depot e ujit në Krujës ishin totalisht të pambrojtura nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.

Kjo është mbledhja e dytë që Rama zhvillon me kryebashkiakët brenda disa ditëve, ku më parë i kritikoi për ndotjen e lartë nëpër qytetet e vendit.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ehi edi d.v. mos do qe padronet e tu te sjellin dhe ca “emisar” nga Acromax Media qe te mbyllin gojen ata kundra elites, besoj se kuptohet?

  • Me mbledhje dhe zbritje fjalesh nuk zgjidhet plaga 30 vjecare e ujit te pishem . Rishiko buxhetin e shtetit dhe futjuni programeve per investime ne sistemin e ujit te pishem ne gjithe Shqiperine .Boll me genjeshtra e mashtrime .
    Pa uje nuk rron asnje qenje qofte dhe kafshe.Meso nga zbulimet arkeologjike, ku te paret tane, para 3 mije vjetve ne Bylis, kane ndertuar cisterna madhore per te patur ujin e pishem . Rrofte kultura prehistorike poshte budadalleku dhe injoranca e kohrve moderrne .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *