Javën e kaluar një grup dasmorësh u paraqitën në urgjencën e spitalit të Durrësit me shenja helmimi, pasi kishin qenë krushq në një dasmë të organizuar në një lokal në Shijak.
Policia raportoi se ishin 6 dasmorë që vijonin të ishin të shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.
Menjëherë AKU reagoi duke bllokuar aktivitetin e lokalit të dasmave ku ndodhi helmimi i krushqve.
Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, drejtoresha e Shërbimit të Higjenës dhe Epidemiologjisë në Durrës, Zhaneta Saliu shprehet se lokali në fjalë vazhdon të jetë me aktivitet të pezulluar, pas vendimit të marrë nga grupi i inspektimit.
Gjatë kontrollit u konstatua se 3 nga punonjësit nuk ishin pajisur me libreza shëndetësore dhe për këtë u mor masë konform ligjit, shkruan durreslajme.
Sipas Saliut, analizat e personave të shtruar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit kanë dalë negative, por ende në drejtorinë e Higjenës nuk ka mbërritur shkresa zyrtare.
Lokali i dasmave në Shijak pritet të rinisë aktivitetin menjëherë pasi përgjigja zyrtare e spitalit të Durrësit do të mbërrijë në drejtorinë e Higjenës.

Jeni bere edhe ju si gazeta Tema. Tituj bombastik vetem per te marre klikime.
Zbulim te madh paska bere AKU.Tani mbetet te arestohen tre veta pa libreze shendetsore si shkaktare te helmimit….Hahahah…Po me se i helmuan moj AKU,me kocifoz apo me ushqime?Po ushqimet a ishin apo jo me “libreza”,domethene a i shin te konsumueshme apo ishin te prishura?Apo prisni dhe per keto qe te flase spitali?Sipas mej spitali do marre ca lek nga pronari i restorantit dhe do thote se ishte nga ajri “mbytes” prej cigareve,tymit te qebapeve apo barbekyse dhe perfundimisht edhe ju do merrni ca leke te tjera dhe do thoni se ushqimi ishte i rregullt dhe pronari do vazhdoje i qete punen e tij…