Helmim masiv i punonjësve të një rrobaqepësie në Durrës, dy në gjendje të rëndë

Ornela

Një rast helmimi masiv po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Durrësit, teksa në gjendje të rënduar kanë mbërritur disa punonjëse të një rrobaqepësie.

Punonjëset kanë shfaqur shenja helmimi, marrje mendsh dhe të vjella, ndërsa aktualisht po marrin trajtim mjekësor. Mjekët po trajtojnë 6 prej tyre në urgjencën e Durrësit, ndërsa dy që kanë shfaqur probleme të rënda, janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ndërkohë, hetuesit kanë kërkuar që inspektorë të AKU-së dhe Shëndetit Publik të shkojnë në ambientet e rrobaqepësisë, për të verifikuar shkaqet e helmimit.

Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga kimikatet që përdoren për ngjyrosjen dhe ruajtjen e copave, por nuk përjashtohet as intoksimi nga gazrat që çlirohen nga aktiviteti në fabrikë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *