Helmohen nga nafta, 6 djemë në Zharrëz të Fierit

Mila Hysotoci

Gjatë orëve të para të mëngjesit 6 banorë të fshatit Zharrëz në Fier janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit , pasi shfaqen probleme shëndetësore. Ata pretendojnë se janë helmuar, pasi jetojnë pranë puseve të naftës dhe gazit në Zharrëz.

Mjeket e spitalit të Fierit bëjnë të ditur se 6 djemtë morën trajtimin e duhur dhe pas 2 orësh u larguan nga spitali në gjendje të stabilizuar. Sipas bluzave të bardha, pacientet u paraqitën me dhimbje koke, gjendje konvulsioni dhe marrje mendsh.

Por mjekët thonë se nuk mund të përcaktojnë nëse kjo gjendje ka ardhur si pasoje e helmimit nga gazi. Fillimisht u dyshua se djemtë mund të kishin konsumuar alkool, por rezultatet e analizave e hodhën poshtë një gjë të tillë.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *