Një edukatore në Kinë është arrestuar nga policia pas helmimit të 23 fëmijëve në një kopsht. Sipas BBC, fëmijët u dërguan menjëherë në spital sapo kishin ngrënë mëngjes.
Hetimet parapake zbuluan se ushqimi që kishin konsumuar të miturit përmbante nivele të natriumit. Policia tha se nuk e ka të qartë ende motivin e helmimit të ushqimit.
Kurse disa media kineze kanë shkruar se edukatorja donte të hakmerrej për një koleg në punë dhe për këtë arsye kishte helmuar ushqimin e kopshtit. Fëmijët filluan të villnin dhe të ndiheshin keq menjëherë sapo konsumuan ushqimin.
Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rënduar. Kopshti u mbyll përkohësisht dhe fëmijët e tjerë u shpërndanë në vende të tjera.
Ky incident ka ndodhur të mërkurën e kaluar, por policia e bëri të ditur ditën e hënë.
b.b/dita
