Të gjithë kancelarët social-demokratë gjermanë kanë pasur famën e feministëve. Mjafton të kujtosh atë mëngjes të 1 majit, 1974, kur Willy Brandt përkrah filxhanit të kafesë gjeti dhe një raport të Ministrisë së Brendshme ku jepte me detaje identitetin e shoqërueseve që kishin kaluar me radhë në vagonin e trenit special ku ai udhëtonte.
E çfarë mund të thuash për të dashuruarin Gerhard Schröder, që prishi katër martesa njëra pas tjetrës? I vetmi që kishte shpëtuar deri tani nga ky profil, ishte Helmut Schmidt, i cili megjithatë ka rrëfyer në librin e tij autobiografik, që do të publikohet shumë shpejt, një tradhti që prish imazhin e martesës perfekte me bashkëshorten e tij, aq të dashur për gjermanët, Lokin, me të cilën ka qenë i martuar prej 68 vjetësh.
Në moshën 96 vjeçare Schmidt ka bërë publik një episod jashtëmartesor, një lidhje që filloi në dekadën e viteve ’60 me një kolege socialdemokrate që shfaqet në kujtimet e tij, me titull “What I Still Want To Say”, sipas ekstrakteve të marra nga libri i tij dhe të botuara nga revista gjermane “Stern”. Schmidt, në krye të qeverisë gjermane mes viteve 1974 dhe 1982, tregon se Loki i kërkoi ndarjen, “gjë që për sytë e mi ishte një ide absolutisht absurde”, thotë ai. “Ende më dhemb, kur e mendoj tani, më shumë se katër dekada më pas”, thotë ai me keqardhje.
Pesë vjet pas vdekjes së Hannelore Glaser, Loki, Schmidt thotë se “nuk kam qenë kurrë i shenjtë”, por nuk jep detaje për atë histori. E sigurt është që ka pasur indicie se në zyrat e partisw “gatuhej” më shumë se politikë dhe gazetarët e vjetër të Hamburgut kujtojnë që në 1966-ën, kur Schmidt ishte senator në këtë qytet, një polic shkoi për të parë se çfarë po ndodhte në një limuzinë të zezë që lëvizte ritmikisht në vend-parkim dhe pasi hodhi dritë brenda saj përmes një prozhektori, u largua duke thënë: “Më falni senator”. Atëherë qarkulloi versioni se ajo që shoqëronte Schmidt-in ishte Helga R., gruaja e një biznesmeni të qytetit.
Përballë këtij episodi sporadik në kujtimet e tij, Schmidt pranon vetëm një lidhje, kohëzgjatja e të cilës nuk është konkrete, por të cilës i dha fund kur u bë kancelar. Ai tregon gjithashtu se ka qëndruar në kontakt gjatë gjithë jetës së tij me atë femër dhe që madje ishte i pranishëm në varrimin e saj para dy vjetësh.
Tre vjet pas vdekjes së Lokit, Schmidt u martua në moshën 93 vjeçare me Ruth Loah, bashkëpunëtore e tij prej 60 vjetësh dhe bashkëautore e disa librave.

93 vjec u martove…..tani te pjerth bytha e ste degjon veshi……o hel – mut