HENA ROZE

anazapta

Rri mendon Sali Berisha

Mbi një gur atje mbi vorre

Korbi thotë, e u zezoftë

– Edhe hëna t’ka dalë dore

 

Ka dalë Hëna lart mbi mal

E mullareve u vjen anës

paska marr ngjyrë trëndafili

Si flamur’i Edi Ramës

 

– Po çfarë ke mori rruspi

Që më fshihesh nëpër pisha

A po të duket ai ma i ri

Se sa unë Sali Berisha?

 

Unë jam Sala që ha ngjala

Shkoj me not der’ në Stamboll

Prandaj hiq’ atë fustan

Vishu blu moj mendjehollë.

 

– Ti je plak – po i thotë Hana

S’ke fuqi për me m’pushtu

Ti je pipëz me ujë shterrun

E ai, plot ujë në kru

 

Palca jote është si shtogu

Ti nuk je veç një kallam

Ti nuk di as me ta lyp

Ti je bub që ban ham-ham.

 

Ti për mua je kurrkushi

Me ministra si de-dem

Me një Lul si hallv’ sulltanësh

Si  Zymbyli në harem

 

Unë du djalë për hijeshi

Jo një plak që bën gam-gam

Si thëngjill mbulu në hi

S’rri njeriu pa i ba dam.

 

Prandaj ik mos m’eja rrotull

Të nxin shpirti si katran

Shih sa e bukur qenkam sonte

S’e fus plakun nën fustan…

 

 

Nga  KOL SHKODRANI

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *