Herë del e plotë
E herë përgjysëm
Si ëndrrat tona
Që u përmbysën.
Herë del e plotë
Herë e holluar
Si dashuria
E tradhëtuar.
Hënë e bardhë
Herë me re
Si ëndrrat tona
Që u bënë dhe.
Herë del e plotë
E herë majoshe
Herë e mërzitur
Herë bukuroshe.
Herë me dritë
Herë e mekur
Si ëndrrat tona
Që kanë vdekur.
Herë shend e gaz
Herë si e fjetur
Si jeta jonë
Që është tretur.
Herë serioze
Herë nazike
Si vashë e bukur
Aspak besnike.
Aspak besnike
Po kush ka qenë!?…
Po nuk është pak
Të jesh një Hënë!…
Aspak besnike
Po kush ka qenë!?…
Falen të gjitha
Kur je një Hënë!…
Fjala: “Të dua!…”
Vargje për këngë
Vetëm nga një fjalë
Nga fjala “Të dua!…”
Vajza skuqur-mollë
Djali verdhur-ftua!…
Po kjo fjalë s’falet
Kollaj s’thuhet dot
Ajo dhe malet
Nga themelet lot!…
I lëviz dhe malet
Det dhe tërmet
Malet, more, malet
Kur është e vërtetë!…
Fjala më magjike
Kjo është në botë
Po nuk foli zemra
Buza dot s’e thotë!…
Po kërkon guxim
Kjo fjalë me nure
Kur thua “Të dua!…”
Sikur shkrep kobure!…

Sot po ngjet me Ramen,
more Benkua yne gjiton,
ai prrallos nga Endri Fuga,
ti perralla me hene tregon!
Shum bukur!