Hënat shekspiriane të Uranit

Ornela

Me rastin e përvjetorit të 400-të vdekjes së Shekspirit,  NASA ka publikuar disa foto dhe kuriozitete për hënat e Uranit, disa prej të cilave mbajnë emrat e personazheve të veprave të tij.

Ndërsa shumica e hënave që rrotullohen rreth planetëve të tjerë janë emërtuar në bazë të mitologjisë greke, hënat e Uranit janë unike në këtë drejtim, pasi disa prej të cilave kanë emrat e personazheve të Shekspirit, dhe disa të tjera, emrat e personazheve të veprave të Alexander Pope.

Përmes teleskopëve hapësinorë dhe atyre tokësorë, astonomët kanë zbuluar në total 27 hëna rreth Uranit.

Miranda, marrë nga vepra “Stuhia”
miranda
Miranda sateliti më i vogël i pesë satelitëve të mëdhenj, ka një sipërfaqe ndryshe nga çdo hënë tjetër. Ajo ka një kanion gjigant 12 herë më të thellë se “Grand Canyon” në Arizona.

Ariel, marrë nga vepra “Stuhia”

ariel

Ariel ka sipërfaqen më të re dhe më të shndritshme se të gjitha hënat e Uranit ai është i pasur me kratere të mëdhenj dhe të vegjël.

Oberon, nga vepra “Ëndrra e një nate vere”

oberon

Oberon, hëna që ndodhet më larg planetit është e vjetër, me shumë kratere dhe shfaq shenja të vogla të aktivitetit të brendshëm. Një lloj materiali i errët i paidentifikuar shfaqet në katet e shumë kratereve të tij.

Kordelia dhe Ofelia marrë nga “Mbreti Lir” dhe Hamleti

tumblr_inline_o5u2wg8WRz1tzhl5u_1280

Kordelia dhe Ofelia janë hënat që dallohen për pozicionin e tyre, i cili luan një rol të rëndësishëm për përcaktimin e unazës së jashtme të Uranit. Mes tyre dhe Mirandas ka një mori satelitësh të vegjël ndryshe nga çdo sistem tjetër i hënave planetare. Kjo hapësirë është aq e mbushur, saqë astronomët ende nuk e kanë kuptuar se si këto hëna të vogla kanë arritur të shmangin përplasjet me njëra- tjetrën. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *