Hendeku i thellë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Sokrat Ndreçka

 

Ka ka një hendek të thellë midis zyrtarëve të lartë me qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Shefa dikasteresh, drejtorë me ofiqe që shëtisin botën me lekët e popullit, përballë të vobektëve që nuk shëtisin, por largohen. Disa të tjerë flasin gjepura në publik a thua se vetëm ata kanë të drejtë të japin mendime, të përcaktojnë afate, fate, të jenë ligji dhe zoti i gjithçkaje. Të tjerët, pra qytetarët e zakonshëm, duhet të dëgjojnë, të mbajnë vesh. E gjithë kjo quhet dhunë e ushtruar ndaj një komuniteti të gjerë. Por kjo dhunë verbale dhe institucionale nuk kompensohet me asgjë në këmbim. Ka vite e vite që fermerët nuk gëzojnë akoma të drejtën e pronësisë me ligj. Edhe sot e kësaj dite fermerët nuk gëzojnë akoma çertifikatat e pronësisë, në një përqindje të lartë. Bujkun, fermerin shqiptar, që robtohet për të nxjerrë kafshatën e bukë nuk e ka pyetur askush nëse e ka marrë dokumentin ligjor, apo jo. Ndërsa politika debaton 24 orë non stop për sinoret e saj. Kujt duhet t`i ankohen njerëzit e këtij vendi për të fituar të drejtën legjitime?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *