Henri Çili dhe 35 të arrestuarit e tjerë sot para Gjykatës së Përmetit për masat e sigurisë

J L

Ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“, nga i cili ra në prangat e Policisë,  botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili dhe 35 persona të tjerë.

Një ditë më parë avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, deklaroi se klinetit të tij po i bëjnë padrejtësi dhe se Prokuroria e Përmetit është nxituar pasi nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.

Ndërsa vetë Henri Çili para Policisë i ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se ato janë tërësisht të manipuluara.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes.

Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 32 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë.

Në shtëpinë e saj, Policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *