Botuesi Henri Çili, pronar i një universiteti privat të njohur, analist dhe publicist u arrestua dje nën akuzën se mori përsipër të ndërhynte për të lehtësuar dënimin e vëllezërve Aliko, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat gjatë një operacioni masiv të policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Lazarati ishte bastioni i lejuar nga ish-kryeministri i kohës, Berisha, për t’u kthyer në një perandori droge si shpërblim të mbështetjes politike.
Alikot kanë bërë rekurs në Gjykatën e lartë për dënimin me burgim të përjetshëm të Arbion Alikos, më datë 9 tetor 2019, çka përkon me kohën kur janë bërë hetimet, por edhe kur filluan lirimet e papritura nga burgjet e të dënuarëve me burgim të përjetshëm, si L. Berisha, apo heqjen e këtij dënimi, si rasti Dajti.
Pikërisht në këtë kohë futet në lojën përfituese edhe Henri, sipas përgjimeve të Policisë së Shtetit. Gjakun e Ibrahim Bashës, të rënë në krye të detyrës, shumë shpejt mundohen ta konvertojnë në apartamente luksi, të dhuruara nga një biznesmen i njohur për bamirësi.
Henri është një figurë e njohur, jo vetëm në botën e mediave, jo vetëm si analist, por edhe njeri i afërt i politikës, në krah të së cilës është gjendur gjithmonë, por duke ndërruar herë pas here, në një cikël 8-vjeçar, edhe përkrahjen e tij.
Më shumë se gjithçka ai është pjellë e sistemit, të cilin e mbështeste furishëm dhe që u përpoq ta shfrytëzonte për qëllimet e tij. Ai është nga ata që gjenden gjithnjë në krahun e atij që ka pushtetin, duke patur për këtë benifitet, të cilat tashmë janë të dukshme.
I ardhur në botën mediale nga Labinoti ai, vullnetshëm, por pa skrupuj moralë dhe politikë, solli edhe staturën e analistit, i cili vinte në shërbim të politikës së momentit gjithçka që mund të investonte, për të patur më tej përfitimet e tij.
Duke kaluar nga prehëri pushtetor i Nanos apo i Metës, ai do e ndjente veten natyrshëm në prehërin e Berishës, duke qenë njëri ndër dishepujt e tij dhe duke mbrojtur deri vrasjet e 21 janarit, për t’u kthyer pak më vonë në njërin nga dishepujt e shpallur të Ramës dhe duke rritur ndikimin e tij në politikë, e si duket, jo vetëm në politikë.
Shpesh herë, ai ishte vendosës në disa fusha, si në Ligjin për Arsimin e Lartë, përmes të cilit u bë fuqizimi i Universitetit të tij privat, por edhe krijoi rreth vetes një përceptim se media, politika, biznesi dhe politika mund të jenë të dobishme, nëse ata do të dish t’i shfrytëzosh.
Megjithëse bota mediale dhe universitare ishte dhe vazhdon të mbetet nën një qeverisje shpeshherë sunduese dhe mediokre, Çili, edhe pse botues e pronar universiteti njëkohësisht, asnjëherë nuk protestoi, nuk e ngriti zërin, u bë palë me qeverinë dhe ndërkohë, ndiqte rrjedhën e pushtetit, duke sjellë në vemendjen e njerëzve përfituesin pushtetor dhe jo analistin e botuesin e guximshëm, e për më tepër, jo drejtuesin e një universiteti që po bëhej gjithnjë e më shumë i mbështetur nga qeveria.
Në jetën e tij mediale, kudo që ishte shpesh herë ka mbrojtur krime dhe afera të pambrojtshme dhe si duket, edhe kësaj here ai kërkoi të bënte të njëjtën gjë: të mbronte një krim të shëmtuar, të bënte ndërmjetësin mes të vërtetës, drejtësisë dhe përfituesit.
Goditja ndaj tij, gjithnjë nëse është e mbështetur në prova dhe si duket provat janë, nuk është goditje ndaj botës mediale apo universitare, nuk është kërcënim për botën e letrave, pasi, si gjithë të tjerët, edhe botuesit kanë të njëjtat të drejta e detyrime si çdo qytetar tjetër.
Kushdo që përfiton para, në këmbim të mbështetjes, aq më tepër në mbështetje të kriminelëve, njëri nga të cilët dënuar me burgim të përjetshëm, duhet të përgjigjet, të pastrojë emrin e tij nëse është i pafaj, ose të vuajë si gjithë të fajshmit e tjerë.
Henri Çili ka bërë moral të vazhdueshëm sikur donte një drejtësi të reformuar. Koha i erdhi që të përballet me këtë drejtësi. Nëse ka menduar se një milion i dhuruar vlen më shumë se liria e tij, atëherë do e kuptojë shumë shpejt se kjo nuk ka qenë e vërtetë.
Nëse tani vonë e ka kuptuar se kjo linja “kunetore”, kaq e përhapur në politikë, e ka sjellë në këtë gjendje, nuk do të jetë vonë për katarsin e tij. Veçse do të jetë i vonuar të bëjë moral për ndershmërinë dhe do ketë gjithë kohën e duhur, sado e shkurtër të jetë ajo, që të kuptojë se kjo politikë që e ka mbështetur verbërisht, shumë shpejt do e abandonojë dhe do e mohojë, ashtu si ka bërë edhe ai herë pas here.
Çilin tani, si të thuash, e hëngri sistemi që e mbështeti. Tani sistemi do të provojë veten, nëse është vërtetë ashtu si predikonte Çili, apo ashtu si donte Çili.
Pra, nëse është vërtetë i reformuar, apo, si jo rrallë, është i deformuar.
Dita

Krimi sponsorizon masmedian dhe Çili nuk eshte i vetem.
Cili e ka radhen pas tij?
Kazani mediatik po valon dhe ne i njohim “bisnesmenet e suksesshem”.Ndiqni kush mbron Çilin i cili do te mungoi ne 2 Mars…
Sa do te merzitet Iliri e Monika qe jane te detyruar t’ja cojne mimozat ne burg.
Kush t’i ndjeke mo?! Dvorani?
Sistemi po punon per mrekulli. Banditet po futen brenda. E hengrn se hengri, nuk ishte sistemi qe i tha te pranoje 750 mije euro dhe te nderhyje tek gjygjtaret per shpetimin e krimineleve. Prandaj, lerini komentet me ere te ndyre dhe lereni drejtesine e re te punoje. Duket sikur opozita dhe gazetat e gazetaret anti-qeveri nuk e pranojne funksioninmin e drejtesise. Duket sikur edhe ata i kane duart te ndyta nga parate e felliqura te krimit. Vazhdo policia futi kriminelet brenda pavaresisht nga pozita apo ngjyra politike. Po kriminel eshte edhe ai qe ju jeni ulur ne tavoline dhe keni ngrene e keni pire bashke. E keni ftuarc ne studiot tuaja per te bere komente si analist dhe ka edhe nje universitet ne zoterim. Nuk ka rendesi. Krimi eshte krim dhe eshte i denushem. KAQ!
Kush eshte intelektual ne Shqiperi?
Te tille si Çili ka shume “5 leke tufa”qe te paisur me diploma falco torolisin miletin ne ca studio duke u perpjekur te gjejne viktimat e radhes si ata te Lazaratit per ti rjepur.Shikoni se si pseudointelektualet tentojne te mbrojne Çilin intelektualin e Librazhdit…
Ndiqni paret duhet zevendesuar me shprehjen:
“Ndiqni analistet te arrini tek Mafia”
Cili eshte absolutisht nga me inteligjentet dhe energjiket por katundari brenda vetes e ka terheq drejt asaj linjes kunatore. Nuk shkeputen dot nga tribuja megjithe shkollimet ne Paris si ne rastin e tij.
Opinion me se i goditur.Habitem me disa anal(iste)si Lela,Cani,me vjen keq dhe per Vangjelin qe e konsiderojne ndalimin e Cilit si nje fatkeqesi ,ca te tjere lufte kunder shtypit te lire etj.Jo cdo njeri eshte i barabarte para ligjit.Te shkoj ne gjykate dhe te ballafaqohet.Po doli i lare do themi BRAVO CILI.Keq me vjen dhe per PD qe i doli ne mbrojtje,por dihet ajo parti ka ikur ne drejtim te paditur
Ne Shqiperi nuk po shkojme drejt degjenrimit ,
shkaterrimit te Vlerave ne shoqeri ,
duke i zevendesuar ato me AntiVlerat qe pellasin sot histerike medieve ,
por drejt Europes ,drejt qytetrimit e Vlerave Njerezore .
Republika e Shkerdhatave te Njerzimit s’mudet te ndertohet e kete jete ne Shqiperi .
– (kjo vlen per te gjithe ju banoret e Llumit Njerzore ,qe jeni sot kat te shqeteseuar dhe Okupuar me Arrestimit e nji Krimi qe u peshkua nga Policia e Ligji .
Beni durim ,
te gjitheve ju vjen radha madje shpejt – Kerma qe qlebet kte Jete )
NJE PERGEZIM PER GAZETEN DITA.
JENI pararoj e se vertetes.
Gjithe llumi “mender shtypi i lire i analisteve”eshte ne alarm per shembelltyren e tyre,
Ky Cili paska qene kapobandë dhe jo botues. Shiko ne llojet e krimit qe eshte perfshire, Nderhyrje per te leruar te burgosur te perjetshem, Gjetje municionesh ne anetaret e bandes, lende narkotike e shuma parash, i perfshire ne larje parash, favore ne kembim te parave. Keta jane mafioze te mirefillte. Per Naim Henrin nuk do te thonte asgje vrasja e nje efektivi. Mafiozi shkeli mbi gjakun e efektivit dhe ndermjetesoi per lirimin e krimineleve,se mafiozi nuk e njeh moralin dhe ndergjegjen e ka zero.
nji pakujdesi prej fshatari qe shpesh paguehet me shqyerje bythesh
ne qytete .
#
fshatari cili , viktim e mentalitetit te vet .
(ka llafe se cili eshte i infektuar me KoronaVirus )
Ketij te fortit duhet tia ngrijne llogarite bankare, se ky nuk do rrije rehat dhe do perpiqet te bleje dike ne prokurori per te fshire provat. Ky qenka tmerr.
Shikoni vetem centralizimin e te ashtuquajtureve ‘analist’ neper televizionet shqiptare qe te kuptoni se ne c’shoqerie me te vertet “demokratike” jetojme. A thua sikur keta jane te vetmit neurone qe i kane mbetur trurit te kombit shqiptar. Te lejosh formim opinioni nga medioker te mirefillte si Lubonja, Bushati, Vasili, Fevziu, Zheji e me rradhe panvaresisht intelektit mos-egzistent qe keta demonstrojne do te thote qe ne si shoqeri kemi takuar fundin.
bota mediale- mediatike, jo mediale..mos shpifni fjale qe nuk ekzistojne dhe as nuk jane ne rregull me drejtshkrimin.
Vendosese..nuk ka ne shqip- percaktuese po, apo ndryshoni fjaline. Dhe me e sakta do ishte influencuese ose ndikuese.
Do thoni qe, po percaktoj-percaktuese shkon, perse jo vendos-vendosese..eshte struktura e fjales qe nuk e ben te mundur shprehjen e saj lehtesisht. Pra, hyn ne nje kategori tjeter si puna e foljeve te parregullta, megjithese nuk eshte e parregullt, por e rregullt.
Nuk pershtatet me gjuhen e folur. I vendosur, apo vendos.
Perdoret me teper ne kuptimin vendimarres, ose vendimtare.
Historia e Cilit eshte histori tipike e plerave te Tiranes.
NUk ka ndryshim nga shumica e llumit qe e quajne veten “elite”.
Shoku i Ramutit, Berishes, Nanos, Bashes, Metes, Bazes, atij tullacit tjeter Blendit, etj,,
Mos harrojme dhe bucet e Ramutit ne kongres, dhe ato qe ftoen “papritur” si profesore te ekonomise se pastrimit te parave ne Cayman.. nje bande e madhe kriminale e gjitha.
Te gjithe pune kermash
Doemos te kalosh dore me dore nga banda qe ke rreshtuar do behesh nje prosti super experte ne te gjith fushat. pak brumë katnari et voila nje hibrid moster
Korbat po “vajtojne”!per Cilin apo per vehten e tyre!Ruhuni tashti nga Cili ,mos u nxjerr emrin !
Në jetën e tij mediale, kudo që ishte shpesh herë ka mbrojtur krime dhe afera të pambrojtshme dhe si duket… dhe bla-bla-bla pa fund.
Plasën ronçëm fletrrufetë!
Prerja e fletarestit, edhe pse ka gjasa të rezultojë një farsë e vërtetë sapo ta lirojnë e ta dëmshpërblejnë me rroga shtesë, duket se ua hapi oreksin kalemxhinjve të zhurmshëm të etur për karierë. Në vend që ta frenonin sado pak veten dhe të prisnin vendimmarrjen përfundimtare të organeve të drejtësisë, ata u turrën si evgjitër për ta bërë rezil “kolegun” e tyre.
Kjo lloj “gazetarie” bie tamam era perç
Nje legen me pai.
Nxirrte kriminele ne kembim te parave. Do me thënë per Henri Çilin nuk do te thonte asgje lerimi ne boten e lire te vrasesve. Me e rendesishme per kete njeri ishin parate, paçka se kriminelet do endeshin te lire per tiu rikthyer asaj qe ata dinin te benin me mire, vrasjet. Prandaj vjellin vrere ndaj drejtesise se re, se drejtesine e djeshme te mafies dhe e krimit po e fshin fshesa e Vetingut. Kush i del ketij njeriu ne krah, ka te njejtin mentalitet me Henrin, pasurimin me ane te krimit.
Bravo dhe sakte !
E kush e ha alibine e faljes se pronave qindramijera euroshe nje personi si Betimi, ne menyre qe ne skene mos dilte Henri. Po çfafe race mafiozesh paskan qene. Po edhe te trashe, se ne ket histori qenkan perfshire gjithe keta njerez.
Ka ndermjetes per vrasje,ka dhe ndermjetes qe ky qe vret te dali nga burgu, dhe me keto para bejne universitete per vrasje.ne shqipri ndodhin.
Reforma ne drejtes