Ka disa figura në këtë vend që përfitojnë me të gjithë. Për ta nuk ka rëndësi se kush është në opozitë dhe kush në mazhorancë, gjithmonë e rregullojnë me atë që është në qeverisje. Një shembull i tillë
është pronari i Klanit, i cili është bashkëpunëtor me çdo kryeministër të radhës duke sulmuar kreun e opozitës. Mirëpo, ka dhe një lloj tjetër tipi që e mban mirë me të dy.
Ky është Henri Çili i UET, që përveç se mbështet Erion Veliajn e PS bën fushatë edhe për Halim Kosovën. Pak ditë më parë ai është shfaqur në krah të kandidatit demokrat kur u bë prezantimi. Në foto ka zënë një qoshe për t’ju shmangur sa më shumë medias, fakt që ka mundur ta realizojë
disi, por fotot e publikuar në faqen zyrtare të Lulzim Bashës e kanë nxjerrë zbuluar.
Henri pritet të jetë organizatori dhe drejtuesi kryesor i fushatës të Erion Veliajt; prej disa ditësh ai ka zhvilluar sondazhe dhe pyetësor në favor të ministrit socialist, por nga ana tjetër nuk harron të flirtojë edhe me opozitën. Aaa Henri, Henri, qerrata i madh je. Duhet të jetë ndonjë metodë e re kjo, që ti me siguri e ke sjellë nga Franca, se nuk dimë si ta shpjegojmë ndryshe këtë qasje, sa andej këndej.

-hahahahah..,sa i zgjuar!
Edhe ky nje tjeter vemje e SAliut eshte ..Po si meqe nuk i sheh njeri e rrine fshehur ,,keta vegjetojne e perfitojne duke kujtuar se po shfrytezojne situaten. Ne fund te fundit Edi Rama e Ilir Meta kete surrat e njeh mire fare.Ky ,Cili kujton se i ka shpetuar syrit te atyre..E ne fakt per momentin,. se heret ose vone dhe ky plesht , do ta haje ndonje sacme.
Normal,kjo Vertetojne vetem nje gje bashpunimin kriminal PD PS kunder shqiptareve! Pjella e PPShse Jane si PD si PS po pa vyrtytet e ppsh,se se Ramiz Bora,bosnjaku i ideojne!
Edhe thone pastaj “fukarallek, maskarellek”. Po keto qe jane te pasur si puna e ketij Cilit, cfare fjale ye urte kane ?????????
C’te beje Neim Cili,kur jane byth…a edhe keto socialistat.