Periudha e inkubacionit të hepatitit B është mesatarisht 75 ditë, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës të fshehur të infeksionit.
Ndërsa në rastet kur shenjat fillojnë të shfaqen, ato përfshijnë: zverdhje të lëkurës dhe syve, urinë të errët, lodhje ekstreme, të përziera, të vjella dhe dhimbje barku.
Virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që më vonë mund të kalojë në cirrozë, apo kancer të mëlçisë, ndaj duhet trajtuar sa më herët që të jetë e mundur.
Gjasat që infeksioni me virusin e hepatitit B të bëhet kronik, varen nga mosha në të cilën një person infektohet. Fëmijët e vegjël, të cilët infektohen me virusin e hepatitit B kanë më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione kronike.
Si diagnostikohet?
Nëse një person është i infektuar, kjo mund të konstatohet vetëm nëpërmjet bërjes së testit të
gjakut. Një numër testesh janë në dispozicion për të diagnostikuar personat me hepatit B.
Por, për fat të keq, një pjesë e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar sepse nuk kanë shenja të
dukshme. Kur ata fillojnë të kenë shenja, dëmtimet kanë përparuar.
p.k/dita
