Një sportiste rumune ka hequr dorë nga sporti, për t’iu futur prostitucionit. 27-vjeçarja Florica Leonida e ka përfaqësuar vendin e saj në disa kampionate botërore, madje ka marrë edhe medalje të argjendtë, por ka vendosur të ndërrojë profesion sepse rroga që merrte nuk i mbulonte faturat e saj.
Leonida, e cila punon nën pseudonimin Sascha Broën, shprehet se fiton 3000 $ në një natë. Ajo thhotë se rreth gjysmën e të ardhurave ia jep familjes së saj në Rumani. Ish-gjimnastja ka marrë tre medalje argjendi një prej të cilave në Kampionatin Evropian për të rinj në vitin 2002.
Po pasi hoqi dorë nga gjimnastika Florica e cila njihet nga miqtë si Floarea punoi si prostitutë në Gjermani dhe më pas shkoi në Austri ku edhe vazhdon të punojë. Ajo punon në industrinë e seksit nën një emër të rremë dhe jeton bashkë me një vajzë tjetër në një shtëpi publike në Vjenë.
Në Gjermani ajo ka fituar mes 7 000-8 000 euro në javë, edhe pse në Austri ka të ngjarë të marrë më pak shkruan “Daly Mail”.
