Kreu i këshilltarëve të opozitës në bashkinë e Tiranës, ka reaguar disa orë përpara mbledhjes së Këshillit në lidhje me idenë gjeniale të Lulzim Bashës për të hequr emrin e Avni Rustemit nga një shesh i Tiranës. Aldrin Dalipi e ka cilësuar si një turp këtë nismë të bashkisë dhe ka deklaruar se do të kundërshtoj në mbledhje duke e votuar kundër. “Kaos në Tirane, flamuj të deformuar vihen ditën hiqen natën, dekore “shkume” vihen hiqen, sheshi “Avni Rustemi” Basha do ti zhduk emrin. TURP”, thuhet në reagimin e Dalipit në Twitter.
Mbledhja e Këshillit është parashikuar për sot pasdite dhe do të ketë diskutime në lidhje me propozimin e këshilltarit të PDIU, Tahir Muhedini për të zëvendësuar emrin e Avni Rustemit me Çamëria.
meruni me flamurin kombetar prane bustit Gjergj Kastriotit qe eshte i deformuar ne sinbol.sheshi ka 4 flamuj te medhej dy jane zyrtar dhe dy jane te deformuar.ky eshte zbukurimi per 100vjetor.dhe ju si gazete nuk mereni me kete problem madhor.nuk ndodh ne asnje vend te botes te deformohet simboli kombetar se ndryshe……..
-Asnji vend nuk gjen DERMAN po pati ne perberje cam!
Ja kane friken edhe pas vdekjes te Madhit Avni te gjithe keta qe duan ta heqin emrin e sheshit. Te gjithe keta jane tradhetare si ai Esat Pasha qe i pagoi te gjitha nga koburja e te madhit Avni Rustemi. U them te bejne kujdes te gjithe ata tradhetare sepse zemra e Avni Rustemit punon akoma dhe ata nuk e dine qe ajo ruhet ne nje kuti. Shqiperia ka shume Trima si Avni Rustemi e besoj se ndonje dite njeri prej tyre do ja shkrehi per ndonje tradhetare qe do ja beje borxh ketij vendi sikur ja beri edhe Esati.
TEK Monumenti I Avni Rustemit Tiranë.
Të dashur pjesmarës në këtë tubim patriotik.Jemi sot në këtë shesh, sepse na thiri Hymni Kombëtar “Për Mëmëdhenë “për të mbrojtur heronjtë nga “deheroizmi “partiak.
Këtu lartohet për veprën e tij, Heroi i Popullit Avni Rustemi, i Libohovës dhe tërë kombit Shqiptar. Ai lindi në qytetin tonë në 1895. Pasi mori mësimet e para në vendlindje ai vijoi Normalen e Elbasanit, në Shën Mitër Korone dhe në Romë studimet e larta.Punoi arsimtar , në Libohovë, Tragjas e Tepelenë.Mori pjesë në çetën e Cerciz Topullit dhe në momentet e shpalljes së pavarësisë 1912 -1913, luftoi kundër Grekëve, që dogjën dhjetra fshatra e vranë qindra njerëz në jugun e Shqipërisë.. Nga këto ngjarje, kur populli i pambrojtur therrej si bagëtia, ku vetëm në Hormovë u masakruan pas derës së kishës dyqind e ca burra, vetëm se ishin me qeverinë e Ismail Qemalit, apo në emër të “kryqit” pse ishin muslimanë, ai doli në krye të rinisë e çështjes kombëtare, për jetë a vdekje, përballë armiqve aq të egër. Skena të njëjta llahtare provuan dhe Kosovarët , deputet i së cilës ishte Avni Rustemi. Prandaj ai me shokë krijoi shoqatën “Djalëria e Vlorës”,organizoi “demostratën” kundër Italianëve në Vlorë, në Itali krijuan “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”dhe kur Atdheun e nxorën në treg e po ua shisnin Serbëve, ai largoi nga jeta, me një atentat në mes të Parisit, Esat Pashën dhe mori aq lavde nga populli shqiptar ,sa Kryeqyteti i Botës së Qytetëruar u detyrua ti japë pafajësinë. Në 1920, ndërsa ai mbrohej në gjyqin Francez, trimat e Selam Musait dhe me emrin e tij në gojë e çliruan Vlorën nga Italianët. Kur ai erdhi në Shqipëri, krijoi Federatën Atdheu e Shqërinë Bashkimi, me platforma shtetformuse. Në 1924 ,në një pritë ordinere hakmarëse, ai e derdhi gjakun në këtë shesh dhe hyri në këngët e popullit si shembull, për luftëtarët e lirisë të të gjithë kohërave .- Mos pandeh se u harove, lule o Avni Rustemi. Tani në 100 vjetorin e Pavarësisë, me miq të mëdhenj SHBA- TE,. Ajo ka thirur, për njësimin e trojeve Shqiptare, të grabitura nga fqinjët në shekullin e kaluar, në kuadrin e Europës së Bashkuar.
Të lumturuar në këtë atmosferë vëllazërimi, ku çdo gjë është në lartësinë e duhur, nga “politika” në Bashkinë e Tiranës–ne dëgjuam per heqjen e emrit dhe të bustit të Avni Rustemit nga ky shesh, ku ai derdhi gjakun e tij .Ne u themi :“o ditëshkurtër” – ju e keni atë karike në saj të gjakut te heronjve që e mbrojtën këtë vend, prandaj mos u bashkoni me armiqtë, që duan të na mbysin në det.
Komuniteti jonë uron: -Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë!
V.O. Në këtë tubim paqësor para bustit të Avni Rustemit në Tiranë , morën pjesë shumë pjestarë të shoqatës Avni Rustemi dhe shoqatave simotra, të Labërisë, Fushëbardhes, Kosovarë e kalimtarë në mbrojtje të heroit Kombëtar, ku e morën fjalën disa veprimtarë. Me flamur dhe portretin e heroit në duar,antarja e kryesisë së Shoqatës Zonja P. Xh. kaloi rreth sheshit Skënderbej dhe para Bashkisë së Tiranës duke protestuar, për këtë akt, të shëmtuar që donte të kryente ajo bashki.
Shoqata “Avni Rustemi” 27 nëntor 2012 ,ora 10.