Heqja e licencës së CEZ-it është një sinjal shumë negativ për marrëdhëniet Çeki-Shqipëri dhe mund të ndikojë në shanset e pranimit të kësaj të fundit në BE. Paralajmërimin e jep vetë kryeministri i Republikës Çeke, Petr Necas.
Në një intervistë për mediat vendase, Necas është shprehur se vendimi i autoriteteve shqiptare për heqjen e licencës për kompaninë çeke CEZ Shpërndarje është një zhgënjim i madh.
“Unë e shoh heqjen e një licence për CEZ, investitori më i madh çek në rajon, nga ana e autoriteteve shqiptare si një sinjal shumë negativ për marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira dhe miqësore mes dy vendeve”, tha Necas. Sipas tij, ky veprim i qeverisë shqiptare e ka tronditur besimin e Pragës për sigurinë e investimeve të huaja në Shqipëri, çka do të ndikojë edhe në mundësinë që i jepet Shqipërisë për anëtarësim në BE.
“Për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të tregojë se është një shtet që respekton sundimin e ligjit dhe respekton rregullat themelore të cilat rregullojnë mjedisin e tregut standard”, është shprehu kryeministri çek.
ku ka kompani qe vjen ne shqiperi dhe rri e paster pa u perlyer. po gjetet nje e veme ne bast. po te hidhesh drejt e ne lluce normal qe do behesh me balte. kjo lluca jone eshte e zeze katran si shpirti i kryeklanorit shpellar qe e drejton pa pike meshire si lopen e komshiut shqiperine. mire qe e mjel po pastaj e therr dhe e shet. pune e madhe se mos e ka te tijen. ky driteshkurter ka bere gati valixhet si zogu e me te paren do ti humbi gjurmet. shqiperia si e ka ngaterruar ky i paudhi rrezik qe nuk behet me. mjere ne cfare fat m….