Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Kërkesa e Prokurorisë ka emrat e deputetit Aqif Rakipi të PDIU dhe Gledion Rahovicës, i LSI-së, që të dy të akuzuar se kanë qenë të arrestuar në Itali dhe se kanë ndërruar identitet.
Por nëse KQZ miraton kërkesën dhe i hap rrugë prokurorisë,kanë dalë emrat e mundshëm për tu futur në Parlament pas tyre.
Në listën e LSI në KQZ, pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila pritet të marrë mandatin e deputets.
Sakaq, në listën e PDIU, deputete duhet të bëhet Florenca Halili dhe jo kandidatët meshkuj që renditen para saj.
