Vizat, Kosova merr rekomandim pozitiv nga KE

Ornela

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave.

Gjatë një konference të përbashkët për media, të mbajtur në Bruksel, euro komisioneri Dimitris Avramopoulos dhe presidenti Hashim Thaçi e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rekomandimin pozitiv, duke e cilësuar atë ndër hapat e fundit në BE para se të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova i ka plotësuar kriteret, por ende nuk do të ndodhë liberalizimi, jemi shumë pranë, por e gjithë varet nga PE dhe Këshilli europian. Ne kemi dhënë propozimin”, tha Dimitris Avramopoulos.

Ndërkohë, për Thaçin, sot ka filluar shembja e murit të fundit për Kosovën. “Të përfundojë izolimi i stërzgjatur i qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ndoshta e be boll me turture kerkesash te panayrshme te BE ndaj Kosoves dhe shqiptareve kendej Drini>Kjo hapesire shqiptare,ishte viktim e Lindjes ortodokse sllave, amdhe viktime e Lindjes Osmane Islame, nga e cila u “fal” sllaveve me 1912, qe te kalon ferrim 87 vjecar nga dhuna mesjetare ortodokse sllave, Dhe tash nga 1999, po trajtohet jo drejte,jo natyrshem politikisht e kombetarisht,duke ngarkur me kerkesa qe nuk jane as te nivelit e as tre drejta politike e shteterore per liberalizim,Kehtu, pas dhune e masakres serbe te 1998-99, prap shqiptaret kendej Drini, mbeten paderjtesisht te fundit dhe ende te dysimet per liberalizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *