Hero nga stoli, Correa debuton me dygolësh dhe i jep fitoren Interit

redaktor

Joaquin Correa, lojtari më i ri i Interit, i cili u ble nga Lazio vetëm pak ditë më parë, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën zikaltër.

Sulmuesi argjentinas shënoi dy golat e fitores 3-1 ndaj Veronës, vetëm disa minuta pasi kishte zëvendësuar Lautaro Martinezin, duke i dhënë Interit 3 pikët e radhës në kampionat, ku ekipi i Simone Inzaghit ka grumbulluar pikë të plota në dy ndeshjet e para.

Inter kaloi në disavantazh pas një gabimi të Handanovic, i cili pasoi gabim dhe Ilic përfitoi për ta ndëshkuar.

Lautaro barazoi në pjesën e dytë, përpara se Correa të dërgonte topin me kokë në rrjetë, pas një krosimi të Darmian nga e djathta e sulmit. Në minutën e fundit të ndeshjes, Correa shënoi golin e tretë për Interin dhe të dytin personal, duke vulosur ndeshjen në 3-1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *