I dashur Kryeredaktor!
Lexoj ne shtypin shqiptar (perfshi gazeten tuaj) debatet e zjarrta mes shkrimtareve tane te famshem. Nuk e di por sa here i lexoj me duken si personazhe te realizmit socialist (sidomos kur flasin kunder tij) Heronj te heshtur kunder diktatures. Heronj pa te meta. Heronj me biografi te paster. Heronj pozitive.
Pervec kesaj kam nje pyetje: shkrimtare poshte moshes 87 apo 99 vjec, qe e kalojne kohen duke akuzuar njeri tjetrin per “zullumet e rinise”, nuk botohen ne Shqiperi? Ne Shqiptaret jemi kombi me moshen me te re ne Europe. Por kur flitet per kulture, sidomos per letersi, duket sikur jemi nje popull keqesisht i plakur dhe grindavec.
Une kam pershtypjen qe brezit te ri te Shqiptareve nuk i intereson edhe aq shume se cfare kane bere ne rinine e tyre te hershme heronjte tane pozitive…

Nuk e kuptova komentin e Z. Kapllani. Ne se e ka fjalen per nje shkrim te Z. Jorgaqi, ashtu si e kuptova une, ai ngre nje problem moral dhe etik dhe si I tille, ai nuk ka moshe. Mund te jesh dakord ose jo me argumentin, kohen, vendin apo menyren qe e paraqet, por kjo ngelet ne gjykimin e lexuesit…pastaj c’hyn ketu qe jemi nje komb me mezatare moshe te re……
Te lexova Kapllan meqe kishe shkruar shkurt. Nuk e di cpune ben ti (ne Greqi?!), por komentet e shumices prej nesh jane me te mira se ky shkrimi-analize qe ke ber ti. Befsh naten e mire.
Nuk ja vlen te dalin ne nje gazete si “Dita”, te tilla te ashtuquajtuar shkrime me cilesi pergjithesuese. Z. Kapllani, duke mos kuptuar thelbin (per te mos thene asgje) e debatit ndermjet ketyre dy autoreve me shume emer ne fushen e letrave ne Shqiperi, sipas opinionit tim nuk ka ditur te shprehe se cka dashur te thote. Per me teper, mesa duket e kane penguar edhe koncepte te propagandes se pakulture te periudhes qe po kalojme dhe, ketij i duket sikur po thote ndonje gje te stermadhe kur shprehet herojt me biografi te paster, heronj pozitiv, duke ngaterruar si pasoj e modes, dy kategori te ndryshme, prezente edhe sot : 1) Biografia qe thuhej ne ate koh, apo CV-ia qe thuhet sot, pa te cilen nuk mund te prezantoheshe ne ate kohe dhe nuk mund te prezantohesh edhe sot jo vetem ne Shqiperi por kudo neper bote dhe 2) Personazhet letrare, tiparet e te cileve sherbejne e percaktojne subjektin e vleren e vepres.
Sa per ate qe thuhet se jane te vjeter, per te nenkuptuar se tashme jane te padobishem dhe kane mbetur me te shkuaren, per te cilen edhe grinden, mendoj se nuk duhet trajtuar keshtu. Ti qendrojme vleresimit ne rreshtin e pare, qe keta jane qe te dy shkrimtare te famshem dhe pikerisht pse jane te tille kane guximin te flasin edhe hapur edhe ne publik, gje qe eshte e dobishme si per vete ata, por mbi te gjitha edhe per publikun qe i ndjek. Kjo i ben edhe me realist dhe i afron edhe keta me publikun, pasi edhe kete jane njerez me te mirat, te metat, huqet, xhelozite, inatet, mburrjetat per bema ne luifte me “dragojte”, sic pretndon e “promovon” pa u ndalur Ismail Kadareja.
Per mua ky debat nuk eshte nje “zenke pleqsh te rrjedhur”, por nje debat dhe shfaqje cilesishe dhe karakteresh, qe na sherbejne.
Shkrimtari Nasho Jorgaqi i eshte drejtuar me shume te drejte Ismail Kadarese se nuk ndalet edhe pse i supervleresuar nga partia se fabrikuari skenare dhe ngjarrje per te krijuar pershtypjen e nje shkrimtari disident dhe jo zevendesi i Nezhmije Hoxhes ne FD…
Kryespiuni edhe spiuni po grinden per kishe ishte ma dissident?
Prof.dr. Gazmend Kapllani si kushëri i dytë i Enver Hoxhës nga linja e nënës së tij, dhe me një bursë studimi nga shteti komunistë që shkojë në Greqi në vitin 1990, jep nga një leksion globalistë nga SHBA.
ne fakt,perkundrazi,mes shkrimtareve jane shume frekuente debatet mbi temat/tematikat,inspirimet(se kush e zbuloi i pari fabulen e nje ngjarjeje) e domosdo me nje fare hatri te vogel,edhe kur i thurin elozhe njeri-tjetrit krijuesit nuk ia arrijne te fshehin nje doze jo te vogel xhelozie.Ben pjese ne”zanat” dhe eshte krejtesisht normale per karakterin e njeriut,me te metat dhe kufizimet e tij.Nuk eshte si me makinat,qe pak a shume duhet timoni,rrotat e motorrri patjeter e pak a shume i vjedh nje solucion nje modeli tjeter,siç behet rendom ne boten e industrise.Me krijuesit ndodh keshtu,por keta jane sherrxhinj te medhenj dhe sa e varfer do ishte bota pa keta sherrxhinj!Kam lexuar se Frojdi po shetiste me mikun e tij Ferenczki,dhe ky i fundit po i thoshte Frojdit se njeriu ne substancen e tij inkoshiente eshte biseksual e Frojdi po mundohej ti mbushte mendjen per te kunderten.Kaluan disa vjet dhe Frojdi beri nje botim ku paraqiste si te tijen tezen e biseksualizmit tek qenia humane e Ferenczki u zu me Frojdin e bene sherr,se Frojdi e mohonte te kishin bere nje bisede te tille,kurse miku i tij kembengulte qe kete observim e kishte bere ai.Ketu hyn ne loje çeshtja e fames,sepse per njerezit mesatare merret i mireqene fakti subjektiv qe shkrimtari me i talentuar ka qene Kadareja e s’ka mundesi qe dikush tjeter(Jorgaqi ne kete rast)te kete pasur nje inspirim identik,gje qe ne relacion me vitet dhe eksperiencen une personalisht e kuptoj se Kadareja eshte duke bere te njejten gje qe beri Frojdi me Ferenczkin,edhe pse kjo sjell pa ekuivok prishjen e miqesise,siç ndodhi me Frojdin,qe e plak pa miq.Kam frike se edhe Kadareja ka arritur ne kete pike,ndoshta i ka mbetur mik Fahri Balliu e ndonje tjeter te ketij takemi.
Ismail Kadare e Nasho Jorgaqi janë intelektualë të mirënjohur, me kontribute të rëndësishme në letërsinë dhe kulturën shqiptare, për të cilat meritojnë respekt.
Debati mes tyre, përveç karaktarit personal, përmban informacione të rëndësishme mbi marrëdhëniet mes shkrimtarëve në periudhën e diktaturës dhe më pas, interesat dhe aleancat konjukturale, shtysat e vërteta të krijimtarisë, këndvështrimin ndaj moralit e banalitetit.
Nga ky debat kanë humbur idealizmi rinor, ”miqësia e vjetër” e personaliteti i tyre, por ka fituar dija dhe e vërteta. Në këtë kuadër është një material i vyer për të njohur shartimin shkrimtar i realizmit socialist + “antikomunist”.