HEROIKE / Bashkia, tender në kohë rekord për riparimin e shkollës që po digjej

redaktor

SHKODËR – E shqetësuar në kulm nga ideja se viti i ri shkollor 2019-2020 mund ta gjejë qytetin e Shkodrës me një shkollë më pak, kryebashkiakja Ademe Voltazhi thirri një seancë urgjente të këshillit bashkiak për të miratuar tenderin e riparimit të shkollës “Shejnaze Juka” që po digjej nga flakët, pohojnë burimet.

Më parë ajo u bëri thirrje protestuesve demokratë të hidhnin edhe molotovët e fundit në klasat e shkollës, dhe ta mbyllnin me kaq, së nuk kishte lezet.

“Lec, Cuk, edhe ti Nexhdet, ndezini edhe njato shishe dhe boll ma,” urdhëroi Znj. Voltazhi, “se shkollën duhet me e rregullu prapë, para se me fillu msimi në shtator”.

Edhe pse në fillim kishte dilemën se mos duhej pritur që të digjeshin edhe shkolla të tjera, për të bërë një tender të madh, apo të mbaronte punë me “Shejnazen”, Voltazhi vendosi në favor të opsionit të fundit.
“Duhet me ken operativa, me ken të zhdivrillum,” pohoi kryebashkiakja, “arsimi i fmivet ton’ asht mbi të tana”. Pastaj, shtoi ajo, nëse në vijim do të digjeshin institucione të tjera arsimore, bashkia Shkodër do të vepronte rast pas rasti. “Po po. Step baj step, si i thojn”, saktësoi ajo.

Ndërkaq, burime gjysmë të informuara bëjnë me dije se heroizmi dramatik i kryebashkiakes së Shkodrës për të zbatuar fije për pe dekretin zhdekretues të Presidentit, nuk është pritur dhe aq mirë nga disa segmente gjysmë të rikthyera në Demokratinë Partike.

Konkretisht, ish presidenti Dorëshpuar Nishani pohoi në rrethe të ngushta, që siç dihet botërisht, nuk nxjerrin gjysmë llafi përjashta, se nuk do ja priste mendja kurrë që një kryebashkiak i PD-së të arrinte deri aty sa t’i vinte flakën qytetit të vet për një dekret të një presidenti të majtë.

Por zonja Ademe Voltazhi nuk e prishi terezinë kur e dëgjoi.

“As un nuk e kisha menu kurr se nji kapter qi ka majt bustin e shokut Enver, kishte me u ba president i PD-hit, po ça me ba,” tha Voltazhi, duke shtuar:

“Sikur zotni Dorshpumi t’i kishte pas dekretat e veta te shoqnume me tendera, e kisha djeg Shkodrën edhe për at. Por njatij kot i ka dal nami për bujar! Krejt i halli i tij ishte me ba tender me rregullu gardhin e Presidencës!”             

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se ku del tym, ka zjarr. Dhe aty ku duket zjarri, shpejt ka për t’i dalë tymi

Share This Article
9 Comments
  • Po kush do ta paguaj gjoben e zjarrit ?”” Voltana apo shkodranet ?!! Viltana jo ! Athere shkodranet ! Ata prish qeveria paguan ! Biznes i madh !
    Pra Protestat jane rentable ! Dikush perfiton dhe i intereson qe ti vihet zjarrit pastaj ta rinderttojn !
    kjo eshte poshtersia shqiptare qe nuk lejojn te behet shtet me mire kopsht zoologjik !

  • E dogje moj antishqiptare tani do ta rregulllosh !
    Maloke te qelbur ! Te vrisni naten e te qani diten !
    Me parate e kujt do ta rindertosh ? Parate e kujt dogje ?

  • Prandaj e dogjen shkollen qelbesirat se do benin tender dhe u duhet te vjedhin akoma.
    A popull idiot. Votohen keto kafshe primitive.
    Gjysmake te pazhvilluar anatomikisht, shikojini, si mbetje historike.
    Nuk mund te futen ne kategorine njerezore. Evolucioni zero

  • Turpi nuk fshihet e nuk mbulohet me asgje.Dogjet shkollen,hapni burgjet!Nuk ka “patriotizem” qe mbulon turpin tuaj qe persritete dhe dje ndaj policies se shtetit dhe kryeministrit Rama,vertet jeni bere “rrugezine” e Metes e Salihut te grupit me delirant e kriminal politik shqiptar.E pat edhe vete, ku ishit e sa ishit dje mu ne hkoder pa shkodranet!

  • Populli ne Kosove thot;”laj mut me shurre”.Kur nga urrejtje e mospermbajtje treguat primitivizem prapanik,Kur nje kryebashkiake Bashkine e shenderroi ne Minishtet dhe veten e zgjodhi kry etare.Vertet humbet cdo kuptim politik e kombetar politik e shteteror.Ai qe dogji shkollen ne proteste u sh[pall”Simbol I rrezistences” nje kriminel qe djeg sh kola me “lavdaten” e “Protestes kombetare” te militanteve dhe diletnteve te udhhequr nga nje gru p delirant politik.

  • Shoket e “intelektualit” kriminelet e antishqiptaret , e djegin vendin naten , bejn tendera per te vjedhur diten , llumi antishqiptar. Zorraxhinjt e kti vendi duan dhe pushtetin qe ta shesin fare kte vend ku te munden , plerat.

  • Oj hale femer,e dogje vete shkollen per te vjedhur ne te ashtuquajturin tender.Ptu bushter e felliqur.Mjere shqiptaret qe i besojne akoma pd kurves e lsi buces

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *