Heroinat e Luftës dhe halabakët e TV

redaktor

Letër e nënshkruar

Ermelinda Pata

 

Nuk është hera e parë që në organe të ndryshme të shtypit apo kanale televizive, dëgjojmë shpifje ose mashtrime të paskrupullta ndaj Luftës Nacionalçlirimtare kundër fashizmit e nazizmit. Por shpifjet e të ftuarit të Arian Çanit në televizionin “Klan” zënë një vend të veçantë turpi.

Siç dihet nga gjashtë vajzat e varura në litar nga nazistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, pesë prej tyre janë të kombit tonë. Ato do të mbeten në shekuj një medaljon i artë trimërie dhe vetëmohimi në altarin e lirisë së popullit tonë.

Por për të ftuarin e Çanit ato nuk janë të tilla! Ai e akuzon heroinën Persefoni Kokëdhima si “dashnore” të nazistëve gjermanë. Mesa duket, njerëz të tillë, nuk e kanë për gjë të nxjerrin nga goja lloj-lloj ndyrësirash, dhe sigurisht jo pa qëllim. Shprehje si ato të të ftuarit te Çanit të kujtojnë shpifjet që bëheshin gjatë Luftës kur propaganda fashiste me qëllim që të largonte popullin nga Partia Komuniste Shqiptare, që udhëhiqte luftën kundër fashizmit, lëshonin shpifje si “komunistët flenë me motrën”. Propaganda e sotme kundër heronjve të luftës NÇl, i shkon shumë për shtat pinjollëve të fashizmit.

Jo, more zotni. Sado që të shpifni, aktin sublim të heroinës nuk e njollosni dot. Ajo është një yll gjaku, dhe yjet nuk shuhen, nuk harrohen, ndrisin rrezatojnë, verbojnë të gjithë që duan t’i baltosin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *