Platoni e paraqet shpirtin e njeriut si një karrocier me dy kuaj: njëri i prirur drejt hyjnores dhe tjetri i prirur nga materia. Hyjnorja është rruga e Njeriut, kurse materialja është rruga e Antinjeriut.
A ka gjë më perverse dhe skllavëruese, çnjerëzore e poshtëruese se kjo ideologji që synon “gjithçka për padronët, kurse për të tjerët asgjë”?
Një “mbretëri të së keqes” e ka krijuar tek ne Sali Berisha, të cilin unë e kam quajtur Sali-Ui, me shpurën e ndjekësve të tij dallkaukë dhe kopukë që e ndjekin pa pikë brerjeje ndërgjegjeje edhe sot e kësaj dite, me synim e vetëm që t’i sjellin të këqija edhe më të mëdha këtij vendi e këtij populli, shumë më tepër dhimbje nga ato që i kanë shkaktuar për 30 e ca vite me radhë.
Jorgo Mandili
PROLOG
Sfidat që kemi kaluar dhe po kalojmë (vetëm tre vjetët e fundit kemi patur tri sfida të mëdha: tërmetin, pandeminë e koronavirusit dhe aktualisht lufta në Ukrainë që po i shfaq dukshëm pasojat edhe në vendin tonë me rritjen galoponte të çmimeve), na bëjnë të thellohemi në një pyetje esenciale: Kush janë ata antinjerëz që i provokojnë këto kriza dhe cilët janë ata heronj që u bëjnë ballë dhe i shërbejnë njerëzimit?
Në fillim të këtij viti kam dhënë një mendim modest për njeriun dhe antinjeriun e vitit. M’u duk e arsyeshme t’i rikthehem edhe njëherë kësaj teme.

Pavarësisht gjithçkaje, në botë ekzistojnë vetëm dy lloje njerëzish- njerëz të mirë që përfaqësojnë Njeriun dhe njerëz të këqij, që përfaqësojnë Antinjeriun. Të parët krijojnë Mbretërinë e Mirësisë, kurse të dytët, Mbretërinë e Ligësisë. Duke shmangur konkretizimin për secilin rast do të përpiqem ta trajtoj Njeriun dhe Antinjeriun në një këndvështrim tjetër, në këndvështrimin filozofik, duke thirrur në ndihmë filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ata që guxojnë të jetojnë për idealet e tyre, madje ndonjëherë edhe me çmimin e jetës së tyre. Fjalët e tyre, jo abstrakte apo teorike, janë ndoshta edhe më të rëndësishme sot. Kjo ndodh, sepse mençuria përfshin parime universale, të cilat, ndryshe nga dija apo teknologjia, nuk mund të vjetërohen kurrë. Pra, çfarë mund të mësojmë nga këta burra të guximshëm, të cilët hapën një rrugë për të na ndihmuar të jetojmë më mirë sot?
E pra kush është Njeriu i Vitit sipas meje? Në krye do të vija të gjithë ata burra dhe gra, mjekë dhe mjeke duarartë që në këto kohë pandemie, sakrifikuan aq shumë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Ata janë pjesë e Mbretërisë së Mirësisë që përmenda pak më lart. Fatmirësisht në Shqipëri ata treguan se janë shumë. Janë Dr. Tritan Kalo, Skënder Brataj, Pëllumb Pipero, Najada Çomo, Dr. Alimehmeti e qindra të tjerë kolegë të tyre në mbarë Shqipërinë, të cilët është e pamundur të përmenden brenda një shkrimi të vetëm.
Në këto kohë të trishta, pasigurie, ku sisteme politikë e mënyra jetese, ideologji e moral që na i servirin dhe që i marrim si të mirëqena, kuptohet se brenda nesh ndodh edhe një çekuilibrim apo depresion shpirtëror nga zhgënjimet lëndimet,padrejtësitë, varfëria,pabarazia etj .Dhe është shumë e vështirë të gjesh Njeriun, ndërkaq që Antinjeriun e gjen me shumicë . E ndesh kudo në parlament, qeveri, drejtësi, arsim shëndetësi e kudo ku ka jetë njerëzore. Gjatë këtij 30 vjeçari të tranzicionit, sikurse në çdo gjë që është tjetërsuar, po kështu ka ndodhur edhe tjetërsimi i Njeriut në Antinjeri i Virtyteve në Vese, i Vlerave në Antivlera – në vend të meritokracisë- mediokriteti, në vend të ndershmërisë – korrupsioni , në vend të karrierës – militantizmi, në vend të dinjitetit – servilizmi, në vend të idealizmit – pragmatizmi. Pse ndodh ky çekuilibrim shpirtëror? Filozofia e gjallë e lashtësisë mund të na drejtojë kah stabilitetit.
Pavarësisht se kam shkruar pambarimisht shumë për Antinjeriun, edhe për vitin që sapo lamë pas, për mua vendin e parë e mbajti vendosmërisht i njëjti person: Sali Berisha. Ai që vitin e kaluar u shpall non grata nga SHBA dhe që ka projektuar fatkeqësi të reja për këtë vend, duke mos u ngopur me fatkeqësitë që i ka sjellë këtij vendi e këtij populli për 30 vjet me radhë.
TJETËRSIMI I NJERIUT NË ANTINJERI
Filozofi i famshëm stoik, Mark Aurelis këshillon: forca juaj është aq sa është mendja juaj! Besoj se këtu qëndron sekreti i “alkimisë” së tjetërsimit të Njeriut në Antinjeri .
Në vazhdën e sfidave, ne zakonisht priremi t’i kushtojmë pjesën më të madhe të kohës dhe energjisë sonë, përpjekjeve për të ndryshuar atë, që është jashtë kontrollit tonë – situata, rrethana opinione apo ngjarje të të tjerëve. Në këtë kontekst njerëzit kanë shumë dëshira. Është e vështirë të luftosh dëshirat; por t’i kontrollosh ato është shenjë e një njeriu të arsyeshëm. Është tjetër gjë “të dëshirosh diçka” dhe tjetër gjë “të jesh i etur për diçka”.
Kontrolli i dëshirave është një kujtesë e fortë për të njohur dhe pranuar atë që nuk është në kontrollin tonë dhe për t’i kushtuar përpjekjet tona drejt asaj që mund të ndryshojmë. Asaj që kemi ne në dorë. Asaj që mundemi, sepse ne jemi aq sa janë kapacitetet tona, aq sa janë përpjekjet tona. Ne komandojmë vetëm mendjen tonë dhe kemi forcë aq sa intelekt kemi. Deri këtu ne jemi vetvetja. Nëse dalim jashtë vetes, atëherë do të kërkojmë më tepër nga çfarë i kemi mundësitë. Nëse kërkon më tepër jashtë mundësive do të detyrohesh që ato që nuk mund t’i arrish dot me forcat e veta, t’i realizosh me rrugë të tjera, të pandershme. Këtu fillon korruptimi e pastaj tjetërsimi nga Njeri në Antinjeri. Ata që përpiqen të majmen me gjakun dhe djersën e të varfërve, sikurse po ndodh aktualisht me rritjen e frikshme të çmimeve janë mishërimi i antinjeriut në kohën tonë. Jo më kot Marcus Aurelius ka thënë: “Ju keni pushtet mbi mendjen tuaj – jo ngjarjet e jashtme. Kuptojeni këtë dhe do të gjeni forcë. Tek Njeriu kjo forcë është Dashuria!”
NJERI – TË BËN DASHURIA DHE NDJESHMËRIA
Në vëmendjen tuaj do të sjell Ajnshtajnin, i cili në letrën që i ka dërguar vajzës, shpreh në mënyrë të sintetizuar se çfarë force ka kjo ndjenjë dhe sa rëndësi ka për Njeriun, që shërben si “urë” e mirësisë, vëllazërisë e solidaritetit. Është kaq e fuqishme … “sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim… që fshihet pas çdo fenomeni në univers… Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri! … Dashuria është dritë që ndriçon… Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë… Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër… Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim… Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. … Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme….”
A nuk mund të mos themi për Ajnshtajnin se është përfaqësuesi më tipik i Njeriut kur e cilëson “Dashurinë forcë, që jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës”… “Por – thotë Russoi- nëse dashuria për vetveten bëhet një pasion suprem, njeriu tjetërsohet dhe del nga gjendja e tij natyrore drejt interesit e despotizmit. E pushton lakmia, zilia,urrejtja. Për pasuri, për para për pushtet!
NJERIU JETON PËR MIRËSI DHE DREJTËSI
Si qenie njerëzore ne jemi vazhdimisht duke zhvilluar një betejë të brendshme midis pikave tona të forta dhe dobësive, veseve dhe virtyteve tona. Por lavdia e gjendjes njerëzore qëndron në lirinë tonë për të zgjedhur, në përpjekjen tonë drejt së mirës, jo vetëm për veten tonë, por si një kontribut drejt një bote më të mirë. Njeriu i vërtetë është njeriu i lirë, i lirë edhe nga vetvetja dhe nga interesat e tij të menjëhershme dhe që për këtë është në gjendje të veprojë e jetojë në favor të së mirës e drejtësisë, pa u trembur që të rrezikojë për to edhe jetën fizike, sikurse ndodhi me mjekët tanë gjatë pandemisë. Njeriu e arrin plotësinë e jetës së tij duke u angazhuar për të mirën dhe drejtësinë, protagonistë të një jete shumë më të pasur se sa pasuria e paratë e Antinjeriut.E atyre që thjeshtë synojnë të jetojnë sa më gjatë të jetë e mundur si “mumje”. Me shkëlqimin e pasurisë nga jashtë, por bosh nga brenda.
Në librin e Proverbave thuhet se “kush praktikon drejtësinë siguron jetën”… Por këtu nuk bëhet fjalë për jetën në dimensionin hapësirë-kohë, por për një tjetër dimension të jetës, parashikimi i të cilit e bënte Sokratin ta pinte me qetësi helmin dhe që Testamenti i Ri e përshkruan duke thënë se ajo “do të qëndrojë përjetësisht në drejtësinë”.
TË QENIT NJERI – MUNDËSIA PËR TË PËRMIRËSUAR VETEN
Dhe së fundi, filozofia mund të na mësojë se çfarë do të thotë të jesh njeri: ai që përpiqet të jetojë në dritën e idealeve. Aureli, edhe si perandor i perandorisë së fuqishme romake, pavarësisht rrethanave të tij, shkruante çdo ditë refleksione se si të përdorte rolin, përgjegjësitë, detyrimet dhe çdo veprim si mundësi për të përmirësuar veten. Përsosmëria e karakterit, ose virtyti, është e vetmja e mirë e vërtetë dhe ne duhet ta kalojmë jetën tonë duke e ndjekur atë. Virtyti është shpërblimi i saj, por si bonus falas, do të na bëjë edhe të lumtur. Ne duhet të kultivojmë ndjenja solidariteti dhe vëllazërimit ndaj të gjithë njerëzve. Ndjenja e solidaritetit dhe e vëllazërimit duhet të mbrohen dhe të respektohen e të bëhen mision i çdo Njeriu për vëllazërim e dashuri. Dashuria është masa shpirtërore e jetës njerëzore, që na shtyn të kërkojmë më të mirën për vete dhe për të tjerët … .”Kemi lindur për dashurinë dhe vetëm me anën e saj njohim njeri tjetrin, kemi nevojë për dashurinë si lulja që ka nevojë për diell” ( William Platt)
ANTINJERIU JETON PËR PARA E LAKMI
Lakmia është i vetmi ves në univers që lind kotësi, mendjemadhësi, krenari, ambicie, pandershmëri, shtirje, hipokrizi – madje shkatërron shumicën e virtyteve tona të spekuluara, të gjitha këto shpërndahen në këtë element të përhapur dhe malinj, dëshirën për të zotëruar diçka me çdo mjet e me çdo kusht. E thënë ndryshe, lakmia nuk determinohet nga ajo që do, por nga këmbëngulja me të cilën kërkon ta arrish. Nuk është e gabuar, as e pamoralshme të synosh suksesin, të vish në pushtet. Bëhet e pamoralshme, atëherë kur kjo dëshirë merr ngjyrën e zezë të lakmisë, zilisë e të parasë.
E cila të sfilit, të lodh, të çmend. Përballja me të është përballja me katrahurën, prapambetjen, kalbëzimin moral, provincializmin oriental, injorancën historike. Është kolonizimi i mendjes njerëzore, që klonon dhe minimizon mënyrën e të jetuarit, të veshjes, të ushqyerit… Është realiteti pa dinjitet, pa ideal, pa moral. Është mpiksje dhe varfërim shpirtëror. Është realiteti i rremë politik, është “banaliteti i së keqes”, është hipokrizia me demokracinë, është mashtrimi me drejtësinë e barazinë sociale, është gënjeshtra me pushtetin mediatik! Është patologji e së keqes , deformim i së bukurës,së mirës dhe fisnikes!
Squll dhe shkatërron karakteret, legjitimon vagabondët, kriminelët, zhvatësit e paskrupullt, akademikët e zyrtarët servilë, përfituesit e pamoralshëm,të paaftët e mediokrit! Helmon gjëmshëm klimën e solidaritetit dhe humanitetit, njerëzoren, dhembshurinë ndjenjën e mirësisë dhe dashurisë! Lind “Mbretërinë e së Keqes”! Një “mbretëri” të tillë ka krijuar Sali Berisha, të cilin unë e kam quajtur Sali-Ui, me shpurën e ndjekësve të tij dallkaukë dhe kopukë që ndjekin pa pikë brerjeje ndërgjegjeje edhe sot e kësaj dite, me synim e vetëm që t’i sjellin të këqija edhe më të mëdha këtij vendi e këtij populli, shumë më tepër dhimbje nga ato që i kanë shkaktuar për 30 e ca vite me radhë.
Për skeptikët e këtij artikulimi doja t’ju sillja në vëmendje atë se çfarë ka bërë klasa jonë politike gjatë këtij 30 vjeçari Gjithë të këqijat e një shoqërie të ndërtuar mbi paranë e të kontrolluar nga “baronët e parasë” ! Për maksimalizimin e pasurisë dhe pushtetit politik, për një maksimalizim gjithmonë e në rritje të tyre, përmes ideologjisë absurde të Adam Smithit “Gjithçka për ne, asgjë për të tjerët”,të inspiruar nga ideologjia absurde se “tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të shoqërisë njerëzore”. Për jetën, ndërgjegjen, shpirtin, idealet, familjen, nevojat, dëshirat. Gjithçka që lidhet me njeriun dhe shoqërinë i nënshtrohet tregut për maksimalizimin e pasurisë së tyre… përmes një përqendrimi maksimal të pushtetit politik në duart e tyre… A ka gjë më perverse dhe skllavëruese, çnjerëzore e poshtëruese se kjo ideologji që synon “gjithçka për padronët , kurse për të tjerët asgjë”? Për klasën tonë politike, Adam Smithin e “baronët e parasë”, a nuk mund të themi se janë përfaqësuesit më tipikë të Antinjeriut? Që gjithçka që ekziston mbi Tokë, përveç tërmeteve, përmbytjeve, e cunameve kontrollohen nga Paraja? E cila depërton në inde, në veprim, në perceptim, në politikë, në etikë në ekonomi, në dituri. Është si kulturë virusale që shumëfishohet dhe modifikohet me një rezistencë të lemerishme, rezistencë, madje më të madhe se Covidi 19,që i ” karantinon” njerëzit në ” Mbretërinë e së Keqes”.
FITORJA E PARË DHE E MADHE ËSHTË PUSHTIMI I VETES
Sot, me vështrimin tonë kaq të fiksuar në pjesën e jashtme të ndikuar nga lakmia e xhelozia apo të intimiduar nga reklamat apo Media, ne priremi të kërkojmë paqen e brendshme në komoditetet e jashtme. Por këto të fundit, nga natyra e tyre, gjithmonë do të ndryshojnë. Paqja e brendshme e vërtetë nuk vjen nga rrethanat e jashtme, por nga të kuptuarit e aspektit të qëndrueshëm brenda nesh. Siç thotë Platoni, “Fitorja e parë dhe më e madhe është të pushtosh veten”. Rruga e filozofisë është një rrugë që mund të na drejtojë nga brenda, për të kuptuar se betejat tona të vërteta, dhe rrjedhimisht burimi i zgjidhjeve tona, janë gjithmonë të brendshme. Platoni la të kuptohej se ajo që na përcakton si qenie njerëzore është potenciali më i lartë brenda nesh. Tek “Alegoria e karrocave”, Platoni e paraqet shpirtin e njeriut si një karrocier me dy kuaj: njëri i prirur drejt hyjnores dhe tjetri i prirur nga materia. Hyjnorja është rruga e Njeriut, kurse materialja është rruga e Antinjeriut. Dhe sugjeron që qëllimi i të jetuarit është që shpirti të rritë krahët dhe të pushtojë natyrën e tij të vërtetë. Ndoshta, të jesh vërtet njerëzor do të thotë të jesh pak filozof: të duash mençurinë dhe të jetosh në përputhje me parimet e saj.
EPILOG
Filozofia nuk është një fushë studimi dhe as një profesion. Është një mënyrë jetese: të jetosh me një kuptim më të thellë të natyrës së gjërave dhe një ndjenjë përgjegjësie, gëzimi dhe mrekullie për jetën. Nëse duam mbijetesën e kombit tonë, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të jetojmë si njerëz me dinjitet, nëse duam të ndërtojmë një shoqëri të re, shtet të ri, institucione të reja, gjeneratë të re, elita të reja politike, intelektuale dhe akademike, në instancë të fundit, nëse duam një të ardhme të re të shoqërisë sonë me një moral të ri dhe mentalitet të ri, atëherë duhet të bëjmë Ndryshimin e Madh – të zëvendësojmë Interesin me Dashurinë, Antinjeriun me Njeriun!
Vetëm atëherë shoqëria njerëzore do të arrijë përsosmërinë. Deri atëherë le të prehemi në një Habitat Shoqëror Iluziv, të Falsifikuar e të Gënjeshtërt të krijuar nga Perandoria Globale e Parasë, që prodhon një Diktaturë të një ortodoksie të re – Diktaturën e Parasë, e kamufluar me Demokraci, Drejtësi e Barazi – instrumente këto të shpikura nga arkitektët e kësaj Perandorie për të ruajtur rendin e tyre duke i zhytur popujt në kënetën e injorancës e të skllavërimit.
“Demokraci e vërtetë ekziston atje ku nuk ka asnjë njeri aq të pasur që mund të blejë njerëz të tjerë dhe asnjë të varfër që mund të shitet” (Jean Jasques Rousseau)
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ajo “Mbreteria e se keqes” o ti Mandillo me dallkauket e kopuket e Saliut sic e di ti, ne, e mbare ky vend ka 9 vjet qe eshte zevendesuar tashme me nje Elite kryesuar nga Elitari Edi Rama apo “Skenderbeu i shekullit 21” sic e ka emeruar nje nga Elitaret e tij. Kjo Elite pra qe qeveris nga 2013 e vetpagezuar Rilindje per dreq ka shkaterruar Ekonomine e Shqiperise e ka varferuar shqiptaret ne ate fare feje aq sa te detyron ty here pas here te marresh penen e te tentosh te pamunduren, ta fshehesh Minaren e ketij Deshtimi me emrin Rama tek Thesi i grisur me emrin Sali.
Thuhet qe ‘Pleqve mos i degjo pordhet po fjalet..’.PO KUR KANE VETEM PORDHE!?
Ky shkrim te ben te mendoshe thelle.
Njeriu dhe Anti njeriu. Kush qendron prapa tyre.? Anti njeriu, ne keto mtridhjet vjet po dele me i forte per ta frenuar ose per ta mbyture njeriun E MIRE .
Shqiptaret jane Fatkeqe. Ata menduan per nje ndryshim te madhe duke menduar se vertet gjeten Njeriun dhe kete e pakzuan, Njeriun e mire.!
Pora c`fare beri ky njeri i “Mire”
Ky njeri i mire i doli perpara shqiptareve dhe u tha:
Deri sote per pesdhjet vjet keni punuar njafte. Tani ” Bota na ndihmon ndersa ne vetem Drejtojem ” Hani e pini e ben qefe. ne do ta shkatrrojme tere ekonomin qe ndertoi ai njeriu i “keq” per pesdhjet vjet se une njeriu i “mire” do tju sjelli teknologji bashkohore e perendimore qe pun
tori, .miatori, nepunsei te behet bashkohore.!
Keto perralla te njeriut te “mire ” qe emrin e ka Sali Berisha i hengreri pjesa me e madhe e shqiptarve. Berisha njeriu i “mire” rroku rruspullen dhe rrafshoi cdo gje qe kishim.
Njerzit shiten shtepi e ketendi dhe i derguan ne firmat piramidale te njeriut te Mire. Keshtu qe ky njeri qe faktet e nxoren Antinjeri e rreneoi te ter Shqiperin.
Ky miku me larte me emrin opozitar kerkon t`jha faturoi Edi Rames keto Anti njeri. Pore harron ky qe dy mandate te qeverise Rame akoma nuk ka perfunduar reforme ne drejtesi e cila per 25 vjet Berisha e shkatrroi Drejtesin. Pra edhe sote eshte veshtire qe drejtesia te jete ne favore te njeriut te mire.Pra Drejtesia te marre fytyren e Njeriut pasi anti njeriu Berisha e shkermoci drejtesin duke i sherbyer vetem intersave te tija personale.
Po industrine ku ta gjejem.? Me cfare do te kontriboj ky njeriu i mire sote.?
Ku i gjerjem nje milon vende pune kryesishte te sferes prodhuese.?
Keto duhet te ja kerkoj ANTI NJERIUT SALI RAM BERISHA I CILI EDHE SOTE PERSERI KERKON TE MARRE PUSHTET ME ATA NJERZE QE EDHE ATA JANE ANTINJERI QE E RRETHOJNE ANTINJERIUN BERISHA.
1. Prirja drejt hyjnores dhe prirja drejt anes materiale bashkejetojne tek njeriu, inkluduar ju, mua e shumicen e njerezve.
2. Njeriu ne luften e tij per egzistence ka nevoje te haje, te pije, te vishet e te kete nje vend ku te fleje. Keto jane elementet baze te anes materjale.
3. Njeriu gjitheshtu pelqen te bukren, artin, muziken,…., e ka nevoja e te doje e ta duan, Desheron te beje te mira e te jete i respektuar.
4. Keto prirje qe duken opozitare duhet te jene te ballancuara. Kur jane te tilla ato perfaqesojne “njeriun normal”
5. Kur ky ballanc prishet, kur “kali i bardhe” i Platonit apo “kali i zi” i tij duan te predominojne, kalohet ne veprime ekstremiste.
6. Njeriu i prirur ndaj hyjnores duhet te haje te pije e te flere. Perndryshe nuk mund te egzistoje, do vdese. Pra nuk mund te kete hyjnore pa anen materjale.
7. Njeriu i prirur ne ekstrem vetem nga ana materjale, do te kape, te zaptoje, te krijoje nje “mbreteri personale” qe nuk mund ta mbroje dot dhe do ta humbase bashke me “nderin dhe respektin” qe mendonte se gezonte dhe ndofta do e paguaj me koken e tij.
8. Mendoj se shkrimi i artikujve te tille duhet te shtohet me kalimin e kohes jo per te sulmuar kete apo ate, por per te hedhur faren qe te permirsojme, kontrollojme veten, sic permendet ne artikull.
9. Por ne menyre te vecante duhet qe ne shkollen fillore e me tej te punohet me nxenesit qe ta kuptojne nepermjet shembuj te ndryshem konceptin “Gjella me krype dhe krypa me karar” Pragramet televizive per moshen shkollore dhe para shkollore, librat e perallave etj, te pasqyrojne ne forma te pershtateshme eksperiencen mijra vjecare te dokumentuar ne shkrime te ndryshme. Keto shkrime jane harruar dhe per kete po paguajme te gjithe nje cmim shume te larte.
10. Nuk mund te rrohet ne gjendje kaosi. Cdo gje mund te shkaterrohet. Duhen kijuar koncepte, besime, ligje qe dallojne boten e njerezve nga bota e kafsheve.
Te ter kalorsit e materias i gjen tek PDja , ata qe ne 92in sa erdhen ne pushtet dogjen shkollat shkaterruan uzina fabrika erdhen nga te kater anet ben shpia ku i desh qefi ne Tiran e durres vodhen vran shkaterruan ben 97ten i moren dhe pulen e fundit ne kotec shqiptarve , hapen depot e armeve shkaterruan ushtrin vran e pren me shum se nje pushtus , ne 98ten e dogjen prap vendin e perçudnuat kishen shqiptare ja dhan grekut , falen prap detin tek greku , ben gerdecin vran 35 njerez dhe plagosen 300 te tjer shkaterruan 22 fshatra dhe prishen 350 shtepi , me 21 janar vran kater protestus te pa fajshem ne bulevard , dhe megjith kto mondtruozitete lukunia kafsheve te materias se PDs nuk kan ber sikur nje dit burg , jan te ter supermilioner me parat e shqiptarve dhe kapardisen si hijena kta pisa pa moral se nuk doli njeri ti kerkonte hesap se i ka mbrojtur Amerika dhe BEja , ktyre i interesonte lesh arapi ky vend , hyjnorja ne kte vend ka shkuar ne drejtim te pa ditur , te ter ata qe ngisnin kalin e hyjnores deri ne 92shin nderruan kal i hipen kuajve te materias dhe i kan ngar si te çmendur drejt shkaterrimit te ktij vendi , kryekalorsi materias esht Sali Berisha i ndjekur nga Ilir meta , kta e kan shkaterruar kte vend e çuan ne vitin zero , veç zoti po mori hak tek kta kurva se shqiptaret nuk e njohin kalin hyjnor e kan leshuar ne pyll pergjithmon .
Vazhdoni me citatet e Mao Ce Dunit duke u marre vetem me Berishen qe eshte nje kufome politike!
Berishen por edhe Enver Hoxhen i mban gjalle diktatori Rama,qe sundon prej 9 vjetesh duke dhtypur dhe shfrytezuar popullin deri ne palce!
Si nuk ju mjafton juve te pranoni cilesimin e tij si diktator kur ai i hakerrohet protestuesve se “Sa te jem une kryeminister nuk do ulen taksat e naftes”?
Kush je ti more djarlatan,o sulltan qe je bere diktator por akoma e gjithe media nuk guxon te te quaje te tille kur ti nuk i ke lene asgje pa bere nga sto qe bejne diktatoret!
Jo po Rama nuk ka vrare njeri,derdellitin mbrojtesit e tij!
Po pse duhet t’i shihni diktatoret vetem duke vrare me pushke ne dore?
Po Hitleri,Mussolini etj a kishin vrare njeri vete?
Po Enveri a vrau njeri vete qe sot quhet diktator?
Si nuk qenka Rama diktator kur ai ka vrare demokracine dhe shtetin ligjor,kur sot ai dhtyp dhe shfrytezon egersisht nje popull te tere sa guxon te mburret para botes se “Ne Shqiperi nuk ka sindikata,” dhe se ‘Ne Shqiperi edhe reformat me antipopullore konsiderohen si POPULLORE”, etj ,por askush nuk ka reaguar?
A nuk eshte diktature kjo?
Si nuk qenka diktature kur sot zv.ministri i Finances deklaron se 50 % e bizneseve jane informale,we pervec demit kolosal qe i bejne arkes se shtetit demtojne tragjikisht edhe mijra punonjes qe punojne ne te zeze se nu u paguhen rrogat e plota,se nuk u derdhen kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore we per kete arsye edhe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas?
Dhe po per keto shkaqe, qeveria nuk ka rritur prej 9 vitesh asnjehere pensionet per 700 mije pensionistet duke ua nxire jete atyre!
A nuk vertetojne keto shifra dhe fakte se jemi ne nje shtet ku sundon jo ligji,por diktatura?
Si nuk qenka diktature kur popullit i eshte grabitur e drejta kushtetuese per te ushtruar SOVRANITETIN ne RDH,per te zgjedhur si deputetet,por ata i zgjedh vetem Rama,ndersa populli voton si dele?
Cfare kompetencash nuk ushtron Rama nga ato qe ka patur Enver Hoxha?
Jorgo qenka rrjeshuar ne anen e stoikeve . Epikuri ka qene njeri prej tyre qe ka jetuar 2500 vjet me pare ne Gerqine e lashte. Kam lexuar nje leter qe ka mbrritur deri ne ditet tona ku Epikuri i shkruan nje miku te tije mbi lumturine . Ç’eshte lumturia dhe si ta arrijme ate. Idete e ketije filozofi te lashtesise i kane artikuluar edhe te tjere me pas . Ne kete leter Epikuri shojeginte se njeriu ka nevoja te natyrshme dhe te domosdoshme , qe quhen nevojat baze. P.sh. nevoja per ushqim , uje, veshje , banim . Mosplotesimi i ketyre nevojave sjell vuajtje dhe dhimbje , Pastaj kemi nevoja te natyrshme por jo te domisdoshme si psh konsumimi i pijeve dhe ushqimeve te shtrnjta , veshjeve te shtrenhta , banesave gjigande per nje person te vetem. Me pas kemi nevoja qe nuk jane as te natyrshme e as te domosdoshme si p.sh. etja per pushtet dhe pasuri . Perpjekja per te permbushur keto lloje nevojash çon drejt palumturise . Keto nevoja jane si ujet e detit qe sa me shume pi aq me shume te shtohet etja.
Vend i mire eshte ai qe nuk ia ha hakun atij qe eshte i zoti dhe i suksesshem, por qe nuk krijon nje polaritet te frikshem midis shumices qe s’ka dhe pakices qe jeton mes lluksit.
E cfare na bejne keta drejtues emisionesh qe marrin nga 200 mije euro ne vit? A aaaa! Tv-te private i fitokan nga reklamat parate qe me bollek ua japin ketyre! Po mire qeveria le te taksoje fitimet mbi reklamat, ne menyre qe keta “heronjte” e ekranit mos dhjesin ne para. Edhe keta qe marrin tendera te kene nje marzh modest fitimi dhe mos dhjesin edhe keta ne para. Bota ka treguar nje kapitalizmi polarizues prodhon te varfer, te pastrehe dhe gjithe te keqiat. Merrni modelin gjerman dhe modelin anglez. Njeri ka qytetare te kenaqur dhe jete gati perfekte dhe tjetri varferi te skajshme. Pse? Sepse gjermani ua pergjysmon pagat te pasurve dhe i investon ne te mire te te gjithe shoqerise.
diktatoret egziztojne se ka mira budallenj qe i nenshtrohen e mijra te tjere me ndergjegje behen sherbetore apo bashke autore se perfitojne duke iu servilosur diktatorit nje njri nuk mund te behet i vetem diktator pa ndihmen e shume te tjereve ku hyn edhe ti qe po ndihmon zagarin e gjate me kete shkrim kuptohet per pak thrime qe te hedh zagari e ti se vret mendjen fasre qe keto thrime do ti paguash ne doktori nafta bashkia etj ne fund te ngele poshterimi qe ti vete i bere vetes se diktatoret e shqiperise te sotme i regullojne e ndihmojne njeri tjetrin nuk jane budallenj ta lene veten ne doren tende
Në teori mirë profesor, por në praktikë si, kur, me ç’mjete, me ç’rrugë. Revolucion?! Ende larg ose i pamundur. Kjo klasë antinjeri shkulet veç me dhunë. Dreqtësia është e blerë kurdo dhe nga kushdo prej tyre.